Pas presionit ndërkombëtar, Haradinaj tërhiqet nga formimi i Ushtrisë me ligj

Pas presionit ndërkombëtar, Haradinaj tërhiqet nga formimi i Ushtrisë me ligj

Kryeministri Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një prononcimi për mediat gjatë kësaj jave tha se Ushtria e Kosovës do të formohet me anë të ligjit e jo me ndryshime kushtetuese, nëse një opsion i tillë vazhdon të kundërshtohet edhe më tej nga Lista Serbe.

Ky lajm nuk u prit mirë nga ambasada e SHBA-së në Kosovë, e cila nëpërmjet një përgjigjeje për lajmi.net, tha se Ushtria e Kosovës duhet të bëhet vetëm me ndryshime kushtetuese.

Megjithëkëtë, tani nga qeveria thotë se janë të vetëdijshëm se krijimi i Ushtrisë së Kosovës do të bëhet me anë të ndryshimeve kushtetuese, e jo me ligj. Kështu është përgjigjur për lajmi.net, shefi i stafit të kryeministrit, Avni Arifi.

Të martën kryeministri Haradinaj në një emision televiziv tha se e ka kthyer prapa projektligjin për ushtrinë, pas mbërritjes në tavolinën e tij.

“E kam kthyer ligjin. Ka qenë në Qeveri. E kam kthyer prapa, se ka nevojë për ndryshime kushtetuese”, ka thënë Haradinaj.

Arsyetimi i kryeministrit që Ushtria të bëhet me anë të ligjit ishte mungesa e dy të tretave të votave në Kuvend të Kosovës, që do pamundësonte ndryshimet kushtetuese, andaj ka kërkuar që projektligji të ndryshohet, në mënyrë që ushtria e Kosovës të bëhet vetëm nëpërmjet ligjit. 


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy