Gëzim Nika: Kam 27 vjet që nuk e festoj Pavarësinë në Shqipëri. Angjelina Nika tregon se në SHBA një ditë mban emrin e saj

Gëzim Nika: Kam 27 vjet që nuk e festoj Pavarësinë në Shqipëri. Angjelina Nika tregon se në SHBA një ditë mban emrin e saj

Këngëtari Gëzim Nika uron 112-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe thotë se ka 27 vite që nuk e festoj festën e flamurit në Shqipëri.

Për 27 vjet e kam festuar me shqiptarët e mi në Amerikë, por dëshira do ishte të isha në Tiranë.

Deri tani kam bërë 5 koncerte për Pavarësinë, kam filluar që nga data 20.

Kam bërë një koncert në një spital, një koncert të mrekullueshëm në një kazino, ku isha këngëtari i vetëm shqiptar.

Deri më datë 7 kam festa këtu. Emocion ndryshe është kur këndon për flamurin, por emocioni është kudo ku ndodhen shqiptarët.

Duke folur në emisionin “Zgjohu me MCN”, teksa e ftuar ishte dhe bashkëshortja e tij Angjelina Nika, Gëzimi ndau një sërë vlerësimesh për të shoqen.

Angjelina është shumë më e angazhuar dhe unë, ka mbi 20 vjet që merren ka grupin që merret. Në javë që mëson ka rreth 500 studente.

Jam krenar me Angjelinën për punën që bën, si bashkëshorte, nënë dhe gjyshe e mrekullueshme.

Sekreti është se nuk kemi shkuar gjithmonë vaj, por kemi mbështetur gjithmonë njeri tjetrin, si Angjelina në këngë, se unë e kam njohur në këngë.

Ndërsa koreografia Angjelina Nika rrëfeu se vitin tjetër bëjnë 40 vjet martuar.

Sa i takon festave të nëntorit, ajo deklaroi se çdo 28 Nëntor, mundohet të kthehet në Shqipëri.

Sivjet është viti i dytë i “Rrënjë shqiptare”, që kthehemi në Shqipëri. Kemi marrë grupin e valleve shqiptare.

Në Tiranë, sot do të ketë një paradë me veshje popullore e cila fillon në orën 10.00 për të vijuar me parakalimin dhe aktivitete.

Në datën 19 nëntor, një konte në SHBA më kanë dhënë ditën e Angjelina Nikës.

Ditën kur e mora i thashë, mos harro se është dita ime dhe... nisa të pastroja shtëpinë.

Angjelina kishte marrë në studio edhe valltaret Ava Duka, Edona Gjidiaj, Ema Fishta, të cilat përshëndetën me një valle publikun e MCN TV.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy