
Shqipëria ka regjistruar fitoren e parë për vitin 2022. Kuqezinjtë mposhtën ditën e sotme Armeninë me rezultatin 2-0, në miqësoren që u luajt në “Air Albania”.
Shqipëria ishte dominuese gjatë gjithë takimit dhe në fund ia doli të marrë fitoren.
Ishte Xhuljano Skuka, i cili pas një aksioni model, i dha avantazhin kuqezinjve në minutën e 28-të. Shqipëria nuk i ndali rastet, por në pjesën e parë nuk ia doli të gjejë golin e dytë, i cili do të vinte në minutën e 64-t, kur Asllani shndërroi në gol një penallti të fituar nga Tedi Cara.
Ndeshje me raste dhe e luftuar, por që u mbyll me vetëm dy gola të shënuar. Kjo ishte edhe ndeshja e fundit në kontratë për trajnerin Reja, e ardhmja e të cilit ende nuk dihet.



