
Donald Trump mund të dëgjohet në një video inxhizim me avokatin e tij Michael Cohen se si të paguajë ish-modelen e "PlayBoy", Karen McDougal rreth një afere që kishte me presidentin amerikan në një regjistrim të CNN.
Inxhizimi i cili është publikuar të martën u bë i mundur për herë të parë nga avokati i Cohen, Lanny Davis, i cili argumentoi se përmbajtja dëshmoi se klienti i tij u përpoq të trajtonte në mënyrë të ligjshme pagesën ndërsa Trump kërkonte që të paguante me paratë në dorë.
Biseda është bërë në shtator të vitit 2016, dy muaj para zgjedhjeve elektorale, shkruan “The Guardian”.
Të drejtat për historinë e McDougal u blenë për 150, 000 dollarë nga “National Enqurier”, e cila vazhdoi të mos e publikonte në llogarinë e saj të njohur si “kape dhe vrite”. “American Media Inc.”, kompania mëmë e tabloidit, udhëhiqet nga David Pecker, një aleat i afërt dhe mik i Trumpit.
Ekzistenca e kasetë së parë doli në dritë javën e kaluar si pjesë e hetimeve të vazhdueshme në marrëdhëniet financiare Cohen, i cili prej kohësh punoi si ndërmjetësues personal i Trump, dhe gjithnjë e më shumë sinjalizoi se do të bashkëpunonte me autoritetet federale. Kjo mund të jetë seriozisht problematike për Trump, duke pasur parasysh shoqërinë e ngushtë të tyre.
Cohen mund të dëgjohet duke i shpejguar kandidatit të atëhershëm presidencial planet e tij për të hapur një kompani përmes së cilës ai do të financojë blerjen e të drejtave për historinë e McDougal.
McDougal ka pohuar se kishte një lidhje me Trump rreth një dekadë më parë - një pohim që Shtëpia e Bardhë e ka mohuar me forcë.
Në regjistrim Trump ndërpret Cohen për të pyetur: "Çfarë financimi?" Cohen vazhdon t'i thotë Trump: "Ne do të duhet të paguajmë", pas së cilës Trump dëgjohet duke thënë: "Paguani me para të cash." Por regjistrimi është i ngatërruar, duke e bërë atë e vështirë për të konfirmuar kontekstin e plotë të komenteve të Trump.
Davis tha se regjistrimi ishte publikuar në mënyrë që publiku të mund të dëgjonte se Trump përmendi fjalën "cash", duke argumentuar se kjo metodë ishte preferenca e "tregtarëve të drogës dhe mafiozëve" dhe projektuar në mënyrë të natyrshme për të mbetur sekret.
"Ne kemi të vërtetën në anën tonë dhe ata kanë frikë", tha Davis për CNN.
Cohen gjithashtu është nën vëzhgim për pagesën e 130.000 dollarëve cash para për Stormy Daniels, një aktore e filmave për të rritur e cila gjithashtu pretendon se ka pasur një lidhje me Trump.
Davis nuk dha detaje për lëvizjen e ardhshme të Cohen, por tha: "Nuk po them se ka më shumë regjistrime të thuash si kjo, por ka shumë regjistrime. Ka shumë për tu publikuar."



