
Gazetari Arsen Rusta tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se vettingu për kandidatët që po garojnë për kreun e BKH-së mund të shtyhet për muajin shator ndërsa deri në fund të korrikut do të bëhen publike emrat e kandidatëve më të kualifikuar.
Thuajse të gjithë i kanë plotësuar këta elementë të garës, dikush me kohë më të shpejtë, dikush me kohë më të ngadaltë. Nga testi fizik janë vetëm 16 pikë, janë 106 pikë që do duhet të marrin maksimalisht 7 garuesit për të dalë njëri prej tyre i pari.
Faza e tretë është ajo e testit të poligrafit dhe më pas e vettingut. Pritet që deri në muajin korrik të përfundojë faza me testin e poligrafit. Sa i përket vettingut, do të shtyhet në gusht apo shtator se gushti është muaji i pushimit. Brenda muajit korrik do të kemi një ose dy emrat më të kualifikuar prej shtatë kandidatëve e cila vijon garën.



