
Kryeministri i Spanjës sinjalizoi një shkrirje në marrëdhëniet me Katalonian të hënën, duke nënshkruar nisma të përbashkëta në një takim të parë me udhëheqësin e rajonit, por përsëri duke përjashtuar çdo lëvizje drejt pavarësisë katalanase.
Megjithatë, Katalonja nuk heq dorë nga pavarësia. Kështu u shpreh kreu i rajonit Quim Torra pas një takimi që zhvilloi me kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez, edhe pse të dy ranë dakord që të vazhdojnë të flasim për të lehtësuar tensionet.
Ky është bisedimi i parë pas më shumë se dy vjet mes një kryeministri spanjoll dhe presidentit të Katalonjës. Takimi mes tyre zgjati mbi dy orë, pasi të dyja palët u përpoqën që të ulin tensionet, pas referendumit të vitit të kaluar për shpalljen e pavarësisë, që e futi vendin në një krizë politike.
Duke folur për gazetarët, zëvendëskryeministrja e Spanjës, Carmen Calvo, e përshkroi takimin si "vërtetë të dobishëm", duke thënë se Sanchez dhe Torra kishin "rënë dakord të rivendosnin një komision dypalësh".
"Ata gjithashtu do të ngrenë "komisione pune" për të diskutuar çështje të ndryshme si puna, energjia, varfëria, kujdesi shëndetësor dhe arsimi" tha ajo, duke treguar se dy zyrtarët do të takohen përsëri në Barcelonë.
Katalonja shpalli në mënyrë të njëanshme pavarësinë në tetor, duke bërë që qeveria e atëhershme e Mariano Rajoy-t të vendoste sundim të drejtpërdrejtë nga Madridi.
Administrata e sapozgjedhur e Torres vazhdon të nxisë për një ndarje nga Spanja, por socialisti Sanchez ka marrë një reagim më pak të ashpër në rajon sesa paraardhësi i tij konservator, të cilin ai e zëvendësoi në qershor.



