Çmimi Nobel në Ekonomi 2024 iu dha Daron Acemoglu, Simon Johnson dhe James A. Robinson për studimet e tyre mbi formimin e institucioneve dhe ndikimin e tyre në prosperitet në vende të ndryshme.
Kjo është bërë e ditur nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave Ekonomike.
"Fituesit e këtij viti në shkencat ekonomike Daron Acemoglu, Simon Johnson dhe James Robinson, kanë demonstruar rëndësinë e institucioneve sociale për prosperitetin e një vendi”, shpjegon Akademia.
Shoqëritë me sundim të dobët të ligjit dhe institucionet që shfrytëzojnë popullsinë nuk gjenerojnë rritje apo ndryshime për mirë.
Çmimi Nobel për tre ekonomistët shqyrton studimet e tyre se si kolonizimi, duke futur modele të reja të shoqërisë, ndikoi në prosperitetin në një kuptim apo në një tjetër në vendet e kolonizuara.
Konkluzioni i përgjithshëm është, siç shpjegon Akademia, se shoqëritë me një sundim të dobët të ligjit dhe institucionet që kanë shfrytëzuar popullsinë nuk gjenerojnë rritje apo ndryshime pozitive.



