
Klevis Balliu, shef organizimi te grupi i Rithemelimit në PD tha në studion e MCN Live se ish-kryeministri Berisha po sulmohet për të goditur opozitën.
Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Balliu tha se ky proces po dëmton aksionin opozitar, dhe jo qeverinë dhe abuzimet që ajo bën çdo ditë.
Që policia të marrë masa ku ka protestë është normale. Policia duhet të jetë në alarm që një kriminel është bërë ministër i Brendshëm. Aksioni i opozitës ka filluar në parlament, me përballjen e deputetëve dhe përjashtimin, patjetër që ai aksion duhet të shtrihet. Jemi përballë një situatë anormale ku shkelen procedura juridike. Ku shkelet Kushtetuta, ligji dhe kemi një abuzivitet të qeverisë me votën, sistemin demokratik, kriminalizimin e shoqërisë, kriminalizmin e politikës, fakte të pakundërshtueshme, në këtë situatë gjendja është anormale. Gjasat janë që kjo situatë të vijë duke përkeqësuar. Në thërret vendi që t’i dalim zot.
Duhet të njoftosh personin që ka gjyqin, për avokatin. Berisha ka avokat. Dje nxorën një avokat patronazhist të PS-së. Që këtu duket procesi. Këto po i ndodhin një personi që është deputet që i ofron qeverisë të sjellin në parlament ligjin që heq imunitetin. Po sa kohë kufizimet janë duhet t’i respektosh.
Edhe ju po të ishit kryetar i PD-së (i drejtohet Kalemajt) do ju gjendej një çështje dhe do merreshit në hetim.
Nuk është qëllimi për të hequr Berishën si individ. Këtu qëllimi është dobësimi i asaj që është de facto opozita e vërtetët dhe për ta dëmtuar duhet të godasësh hallkat më të forta të kësaj opozite që në mënyrë të pakundërshtueshme është lideri i saj.
Berisha po sulmohet për të goditur opozitën. Shumë kush ka të drejtë të mendojë se kjo është një çështje vetëm për Berishën. Ndaloni vetëm një minutë dhe shikoni kë dëmton ky proces? A dëmton qeverinë dhe abuzimet që po bën apo dëmton aksionin opozitar. A po flasim ne sot më për aferat korruptive të kësaj qeverie që vazhdojnë?
Koka staliniste që po drejton sot nuk e pranon dot kurrë që një person të zhvillojë pronën e vet. Ai nuk ka bërë atë që bëri Xhaçka me burrin e vet në konflikt interesi që duke qenë ministre e shpalli investitor strategjik. Nuk bëri atë që bëri Xhaçka që mori tokën e shtetit shqiptar dhe e ka bërë hotelin e vet. Më gjeni një rresht në dosjen e SPAK që thotë këtu ka shkelje ligjore.
Po ashtu Balliu tha se Rama nëse nuk është kryeministër për 24 orë është tek burgu 313.
Jamarbër Malltezi ka investuar në pronën e vet, jo në pronën e shtetit shqiptar. Një leje e dhënë nga dy palët e qeverisë. Veliaj sot ka dhënë një leje në atë zonë. Nuk është marrë asnjë tjetër përfitues që janë me mijëra nga ai ligj që ka bërë Berisha, por është marrë dhëndri.
Berisha akuzohet jo se ka shkelur ligjin duke krijuar këtë ligj me këto procedurat, por se një nga përfituesit e këtij ligji që ka bërë qëllon që është dhëndri.
Interesi i Ramës është shumë i qartë. Rama për 24 orë nëse nuk është kryeministër është tek 313 këtu dhe ka dhe një burg për të bërë në Amerikë. Ka dhe dy dosje në Amerikë, një dosje për Bilalin dhe Mcgonigal-in.



