Zbulohet plani/ Si do të vritej kryeministrja britanike me një sulm të stilit të ISIS-it

Zbulohet plani/ Si do të vritej kryeministrja britanike me një sulm të stilit të ISIS-it

Shërbimet e sigurisë në Britaninë e Madhe thonë se kanë parandaluar një sulm kamikaz, që kishte për qëllim të eliminonte kryeministren Theresa May.

Dy meshkuj myslimanë dyshohet se kanë planifikuar një sulm në Downing Street. Sulmi do të kryhej me shpërthimin e një bombe, një kamikazi tjetër të veshur me një brez shpërthyes dhe me thika.

Naa'imur Zakariyah Rahman, 20 vjeç, dhe Mohammed Aqib Imran, 21 vjeç, do të dalin sot para gjykatës me akuzën se kanë planifikuar sulme terroriste.

Skenari parashikonte vendosjen e një bombe në portën e Downing Street për të tërhequr vëmendjen dhe sulmin ndaj kryeministres në momentin që të krijohej kaos.

Plani është zbuluar pas një operacioni të përbashkët të Scotland Yard-it, policisë së West Midlands dhe njësisë MI5.

Megjithëse duket si një plan i frymëzuar nga Shteti Islamik, nuk është e qartë nëse dy të akuzuarit ishin të aftë të ndërtonin bombat e nevojshme për vënien në jetë të tij.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy