Gjinekologia Mimoza Keta këshillon të gjitha vajzat dhe partnerët e tyre se si të përgatitin trupin para shtatzënisë dhe rrezikun e infeksioneve vaginale.
Për emisionin “Zgjohu me MCN” ajo deklaroi se që të lindësh një fëmijë të shëndetshëm duhet bërë këshillimi para koncepsional me një grup analizash dhe ekzaminimesh të cilat vlerësojnë shëndetin riprodhues të nënës dhe të bashkëshortit.
Mjekja tha se në ditët e sotme, një pjesë e çifteve të reja drejtohen pranë mjekëve gjinekologë për të bërë një ekzaminim para koncepsional.

Shumë e rëndësishme është vizita gjinekologjike e gruas, ku duhet të merret kultura e sekrecioneve vaginale.
Spermatozoidet janë me miliona, por nëse femra ka infeksion vaginal, infeksioni i shkatërron spermatozoidet dhe shtatzënia nuk ndodh. Duhet bërë dhe Pap Testi.
Vezoret vendosen në fund të barkut të gruas dhe në mes të ciklit i cili llogaritet 28 ditë, në ditën e 14, 15, 16, ndodh ovulacioni.
Spermatozoidet penetorojnë përmes kavitetit të mitrës dhe e gjejnë vezën të fekonduar. Pastaj kjo vezë e fekonduar vendoset në mitër dhe ndodh shtatzënia.
Për të vendosur nëse zonja e ka vezën të pjekur bëhet një ekzaminim ekografik, ku vlerësohet madhësia e vezës që në ditët e ovulacionit duhet të jetë 20-21 milimetra dhe nëse jemi në këto përmasa këshillohet raporti seksual.
Është shumë e rëndësishme bërja e analiza e gjakut komplet. Analizat e komplet organizmit të saj, si funksionon veshka, mëlçia etj.
Është dhe një faktor tjetër që bëhet në gjak analiza INR, se mundet që koaguluat e vogla të gjakut të bllokojnë vazat që ushqehet bebi dhe nëse ka bllokim bebi nuk ushqehet dot dhe shtatzënia ndërpritet.
Ne të gjithë kemi ngrënë mish në zgarë të papjekur mirë, kemi prekur me dorë një qen apo një mace.
Gjithmonë është mundësi që një bakter që quhet toksoplazma të futet në organizmin e gruas dhe nuk jep asnjë shenjë klinike, por në momentet qe ndodh shtatzënia merr një mbi rritje dhe mund të kafshojë placentën duke dhënë abort, mund të kafshojë bebin duke dhënë anomali te fëmija.
Ndaj shumë e rëndësishme është bërja e kësaj analize para konceptimit të shtatzënisë, se janë infeksione të trajtueshme, për të mos pasur problematika në shtatzëni.
Duhet bërë edhe analiza e bashkëshortit, një spermogramë dhe një spermokulturë, mbjellja e spermës.
Gjithçka për të parë lëvizshmërinë e spermës dhe sa është numri i spermatozoidëve.
Shpesh ka vajza dhe gra që drejtohen te mjeku që nuk kanë cikël të rregullt, dhe mund të ndodhë të kenë vezore policistike që shton mundësinë për të mos ngelur shtatzënë.
Ndaj edhe ekzaminimi i vezoreve ka rëndësinë e saj. Re femra duhet bërë një analizë e yndyrave, pasi mund të bllokojnë rrugën që ushqehet bebi dhe bebi aborton.
Para shtatzënisë gruaja duhet të ushqehet shëndetshëm me fruta dhe perime dhe të ketë eliminim të sheqernave.
Bukë duhet të konsumojë vetëm një fetë në mëngjes, drekë dhe darkë. Është i këshillueshëm dhe noti, ushtrime gjimnastikore por jo të rënduara.
Sepse ushtrimet gjimnastikore të rënduara prishin edhe ciklin menstrual. Shumë e rëndësishme është qetësia shpirtërore, mungesa e stresit.
Do t’iu rekomandoja që në momentin që mendoni të konceptoni një shtatzëni harroni gjithçka.
Qetësia shpirtërore e nënës dhe partnerit ka rëndësi shumë.
Për meshkujt do të këshilloja eliminimin e alkoolit, drogës, por edhe duhani është një dëm shumë i madh.
Sepse nikotina që ka duhani mund të kalojë te bebi dhe ne duam një fëmijë të shëndetshëm dhe të bukur.



