Shpërthimi me tritol në Vaun e Dejës, kamerat filmuan një person të maskuar (VIDEO)

Shpërthimi me tritol në Vaun e Dejës, kamerat filmuan një person të maskuar (VIDEO)

Mësohen detaje të reja nga shpërthimi me tritol i ndodhur mbrëmjen e së dielës rreth orës 20.30 në Vaun e Dejës, ku u vu eksploziv në portën e banesës së 62-vjeçarit Filip Dodaj, në fshatin Bushat.

Gazetarja Bendis Druni raportoi për MCN Live se nga konstatimet e policisë, thuhet se rreth 200 gramë tritol është vendosur në derën e banesës së Dodaj, i cili në komunikimin për këtë ngjarje, është shprehur se nuk ka dyshim se kush mund të jetë personi i cili ka vendosur sasinë e tritolit.

Situata është e paqartë dhe nuk dihet arsyeja pse është vendosur tritoli.

Filip Dodaj ka thënë se nuk ka dyshime mbi autorin dhe se në momentin e ngjarjes nuk ka qenë në shtëpi.

Nga kamera pranë banesës, është fiksuar një person i maskuar i cili ka ardhur nga zona veriore, ka vendosur tritolin dhe është larguar po andej nga erdhi.

Deri në këto momente nuk kemi një person të dyshuar. Dodaj ka biznes të tij, frigorifer, të cilin e përdor për magazinimin e peshkut.

Por Dodaj thotë se nuk ka dyshime që lidhet me biznesin. Një nga pistat mund të jetë konkurrenca.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy