Fermerët drejt falimentimit, Daka: Jemi duke hedhur prodhimet në kanal, tregu nuk na favorizon (VIDEO)

Fermerët drejt falimentimit, Daka: Jemi duke hedhur prodhimet në kanal, tregu nuk na favorizon (VIDEO)

Fermeri nga Lushnja Aldo Daka në një lidhje skype me ‘MCN Live’ ka komentuar për problemin me të cilin janë duke përballur pasi nuk po mundin që të shesin agrumet e tyre të cilat janë duke u kalbur në tokë.

Ai tha se nuk kanë asnjë mbështetje nga shteti dhe se tregu është mbushur me prodhim importi ndërsa prodhimi vendas është duke shkuar dëm.

Daka tregon se këtë vit ka hedhur në kanal mbi 6 ton portokalle, ndërsa thekson se kjo situatë ka rreth 9 viate që ndodh.

Problemet tona janë të gjithanshme nga të gjitha aspektet. Kemi vite që jemi në hall me rritjen e agrumeve sepse nuk ka treg më. Po deri sot ne jemi duke i lënë të bien në tokë, jemi duke i hedhur në tokë sepse tregu nuk na favorizon.

Shitja ka qenë zero, hedhja dëm me tonelata, mbi 5-6 ton vetëm portokall të hedhura dëm nga unë sepse ka dhe shumë mall importi. Me 150 lekë të vjetra na kanë marrë mandarinën kur kanë dashur. Të shkosh në parcelë do e pakta 30 mijë lekë karburantë.

Kemi shumë vite që jemi duke e vuajtur këtë problem, mund të kemi diku te  9-10 vite që prodhimin tonë e hedhim në tokë ose e shesim për pesë lekë të vjetra. Jemi 80% e zonës që kultivojmë vetëm agrume, por kur vjen sezoni ato nuk shiten ose dhe kur e kërkojnë e marrin shumë lirë, i shesim me 20 lekët ndërsa kostoja e mirëmbajtjes shkonnë 50 lekë. Ne nuk na intereson politika e qeverisë, ne na intereson të shesim prodhimin le të mbyllin importin.

Kërkojmë vetëm të shesim prodhim dhe të mos na shkojnë dëm djersa dhe krahët tanë. Vetëm të hysh në treg paguan 10 mijë lekë dhe në fund as nuk e shet mallin.

Cilësia e agrumeve tona është ndër më të mirat, por ata marrin ato të importuara, ndërsa ne kemi akoma mandarina në pemë të pa mbledhura. Ministria e Bujqësisë nuk na përkrah fare, kur ne jemi ekonomia bazë e këtij vendi sepse pa bujqësi nuk ka jetë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy