Resuli: Qeveria nuk e ka seriozisht bujqësinë dhe blegtorinë, dashakeqësi e qëllimshme

Resuli: Qeveria nuk e ka seriozisht bujqësinë dhe blegtorinë, dashakeqësi e qëllimshme

Rënien e sektorit të bujqësisë me 0.68% në vitin 2023, më e forta që nga viti 1997, kryetari i shoqatës së prodhuesve, Ervin Resuli, e sheh si lënie pas dore dhe prej mos mbështetjes nga qeveritë ndër vite.

Nga studio e “MCN Economy”, ai tha se bujqësia dhe blegtoria në këto 34 vite kanë qenë zërat kryesore të ekonomisë sonë, pasi nuk kemi ndonjë industri të lartë apo të mesme që të gjenerojë dhe punësojë sa ky sektor.

Por sipas tij, asnjë nga qeveritë që janë ndërruar nuk ka prodhuar mbështetje për bujqësinë dhe blegtorinë.

Drupal Ad

Ka ardhur një moment ku bujqësia dhe blegtoria ndërrojnë dhe brezat dhe nëse në vitet ‘90-të ishin 30 vjeç, tani janë 65 vjeç dhe duke qenë të pa ndihmuar gjithë kohës, nuk arritën ta bëjnë interesantë sektorin e blegtorit apo bujkut.

Rinia nuk e do këtë sektor se është një sektor rentabël. Po t’i referohemi INSTAT kemi një rënie të blegtorisë, mishit, qumështit e kështu me radhë. Pika kryesore është mbështetja.

Blegtoria dhe bujqësia, nëse kanë ndonjë rritje të shifrave të tyre sa i takon të gjelbrave dhe serave ka ardhur si rrjedhojë e një kthimi të emigrantëve që kanë investuar në sera.

Kemi qenë të favorizuar me kohën në krahasim me Lindjen, që dalim një muaj më para me perime dhe fruta, për arsye të klimës.

Ky ka qenë i vetmi favor për fruta-perimet që kanë pasur një lloj rritje. Edhe ky sektor po vjen drejt shuarjes se e dha maksimumin e vetë shkoi në mbi 400 milionë euro eksport.

Por nuk është se ky sektor u mbajt, u trashëgua, u la në një gjendje të tillë sa kemi herë pas herë të fruta perimeve që hidhen dhe kalben.

Qeveria nuk e ka seriozisht këtë si sektor, nuk i ka interesuar seriozisht bujqësia dhe blegtoria, kjo qeveri nuk e do fshatin.

Bujqësia shqiptare mbulon vetëm 30% të nevojave për grurë.

Për sa kohë që nga viti në vit, nuk përmirëson, nuk merr masa dhe që këtë sektor ta favorizosh, ta nxisësh të rrisë prodhimet, ministria e Bujqësisë është si një autoshkollë që ministrat shkojnë dhe mësojnë dorën, apo bëjnë tenderat e radhës.

Historia e bujqësisë dhe blegtorisë është bërë sa për të qeshur dhe për të qarë. Është një lloj dashakeqësie e qëllimshme, ne sot përballemi me një fluks të rëndë të rënies së turizmit, nuk kishte mirë se të stimuloje prodhimet bujqësore dhe blegtore.

Edhe ata turistë që mund të na vinin, janë trembur me këto çmime.

Ndër të tjera Resuli tha se çështja e korrupsionit në ministrinë e Bujqësisë nuk është më çështje emrash, por çështje sistemi dhe se duhet të ketë ristrukturim të gjithë ministrisë së bujqësisë dhe se kushdo që ka ardhur në atë institucion ka qenë i shqetësuar vetëm për tenderat e radhës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy