
Gazetari Sokol Bregu tha në studion e lajmeve në MCN Tv se vendimi i GJKKO për të pandehurit e inceneratorit të Fierit ishte i drejtë dhe pothuajse maksimal për akuzat të cilët rëndonin mbi ta.
Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Bregu tha se nuk beson se Apeli i GJKKO do të japë ndonjë lehtësi për personat e dënuar.
Absolutisht i drejtë vendimi i Gjykatës, vendimet janë pothuajse maksimale. Pavarësisht se kanë kërkuar gjykimin e shkurtuar është e drejtë e çdo të pandehuri ta marrë këtë gjykim. Dhe po të kërkonin një gjykim normal me afate të gjata, do të kishim procese disavjeçare, do kishim kundërthënie. Çdo dënim të dhënë duhet ta marrin në masën që Gjykata e ka caktuar. Q ë do të thotë 12 vjet burg për Klodian Zoton, pavarësisht se me gjykimin e shkurtuar ai shkon në 8. Dënimi për Zoton është 12 vjet, maksimal për akuzën. Nuk mund të themi që kemi dënim të lehtë.
Vijmë për pjesën e atyre që janë dënuar me kusht. Është e drejtë normale e çdo të dënuari që vjen për herë të parë. Vetëm kur je për herë të parë i dënuar mund të përfitosh dënim me kusht. Në një dënim të dytë asnjë Gjykatë nuk e jep. Kanë bërë një kohë të gjatë paraburgimi. Të mos harrojmë që mund t’i ngarkojmë persona të tilla , por në fund të fundit e dimë si janë tenderët në Shqipëri . Ata për atë vendin e punës kanë hedhur firmat me një urdhër nga lart.
Ky nuk është dënim i formës së prerë. Do të bëhet Apeli disa ditë më vonë. GJKKO vepron shpejt pasi nuk ka shumë procese. Besoj do të jetë dhe brenda viti. Nuk mendoj se do të japë ndonjë lehtësi më poshtë se ato që ka dhënë.
Ata kanë të drejte t’i drejtohet Gjykatës, nuk do i bëjnë veç e veç këto dënime. Nëse dënohet Zoto me 8 vjet burg, ka të drejtë t’i drejtohet gjykatës për bashkim dënimesh. Gjykata do të bëjë një ulje, sheh dënimin më të rëndë, akuzën më të rëndë, bashkim vendimesh në rastin konkret.
Në këtë kohë që është dhënë ky vendim ka 3 vendime me pafajësi. Kjo do të ishte një sinjal dhe për SPAK. Që në një pjesë të madhe të mos ketë direkt arreste kur ka dyshime që akuzat e ngritura nga ana e prokurorisë nuk janë dhe aq të forta, pasi e dëmton njeriun.
Nuk mund të bashkohen në një dosje anëtarë të komisionit të Fierit, me të Elbasanit dhe të Tiranës. Janë veç e veç. Tjetër gjë se në të treja janë ngritur akuza për persona të njëjtë. S’do kishte sens të bashkoheshin dosjet.



