A ishte eurobondi sukses? Tomorri: Marrim borxh me interesa dyfish më të larta se fqinjët 

A ishte eurobondi sukses? Tomorri: Marrim borxh me interesa dyfish më të larta se fqinjët 

Shqipëria ka përmbyllur emetimin e eurobondit në tregjet ndërkombëtare, duke marrë një borxh prej 650 milionë euro me afat maturimi 10-vjeçar dhe interes rreth 3.75 për qind. Qeveria e konsideron të suksesshëm këtë operacion. Por sipas gazetarit të ekonomisë, Klodian Tomorri, nuk mund të quhet i tillë nëse bën një krahasim me vendet e rajonit. Në studion e lajmeve të MCN TV, Tomorri tha se për shkak të nivelit të lartë të borxhit, Shqipëria merr borxh me interesa gati dyfish në krahasim me vendet fqinje.  

Vendet e rajonit marrin borxh më lirë sepse kanë parametra buxhetorë më të shëndetshëm se Shqipëria. Ne marrim borxh me interesa gati dy herë më të larta se vendet fqinje. Kjo ishte vazhdimësia e asaj që Shqipëria ka pasur, nuk mund ta quajmë sukses. Jemi sërish në një pozicion jooptimal, pasi marrim borxh me interesa relativisht të larta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy