Ulet numri i të infektuarve me Covid-19, 5 viktima gjatë 24 orëve

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19, 5 viktima gjatë 24 orëve

Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se janë regjistruar 172  raste pozitive për koronavirusin nga 1,440 testime të kryera. Si pasojë e sëmundjes nuk kanë mundur që të mbijetojnë pesë qytetarë.

Rastet pozitive janë konfirmuar 78 në Tiranë, 16 në Berat, 11 në Vlorë, 10 në Fier, 6 në Durrës, Gjirokastër, 4 në Kamëz, Lushnje, 3 në Lezhë, Kurbin, Vorë, Mallakastër, Përmet, Kuçovë, 2 në Mirditë, Kavajë, Patos, Selenicë, Sarandë, Tepelenë, 1 në Kukës, Has, Krujë, Dibër, Delvinë, Skrapar, Gramsh.

Ndërsa,a ktualisht janë 6,359 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në spitalet Covid-19 po marrin kujdes shëndetësor 145 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar. Sa i përket rasteve fatale, betejën me Covid-19 nuk kanë mundur që ta fitojë  një qytetar 81 vjeç nga Berati, tre qytetarë nga Tirana 85-91 vjeç, një 90 vjeçar nga Lushnja.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 190 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 192,428 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (06 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore 172

Të shëruar në 24 orë 190

Të shtruar në spitale 145

Humbje jete në 24 orë 5

Testime ditore 1,440

Testime totale 1,406,517

Raste pozitive 201,902

Raste të shëruara 192,428

Raste Aktive 6,359

Humbje jete 3,115

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3167

Fier 662

Gjirokastër 542

Shkodër 441

Durrës 340

Berat 339

Elbasan 274

Vlorë 213

Lezhë 161

Korçë 106

Dibër 68

Kukës 46

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy