Stuhi të forta kanë filluar disa rajone të Australisë që vuajnë nga zjarret, të cilat po shuhen nga pak prej shirave të fuqishëm dhe breshrit të fortë.
Stuhitë mund të jenë një lehtësim i domosdoshëm për zjarrfikësit që po luftojnë me flakët më të këqija që vendi ka parë në dekada, megjithatë parashikuesit thonë se nuk është akoma e qartë nëse shiu do të bjerë aty ku duhet në ditët në vijim, apo nëse do të bjerë mjaftueshëm sa për të bërë një ndryshim në zonat e shkatërruara nga zjarri dhe thatësira.
Deri më tani nuk ka pasur shi të mjaftueshëm për të shuar zjarret dhe rrufeja nga stuhitë ka shkaktuar edhe flakë të reja.
Autoritetet janë gjithashtu të shqetësuara se mund të ketë një përmbytje masive, pasi vitet e thatësirës i kanë lënë disa rajone aq të thata sa shiu vetëm sa po e gërryen tokën. Zjarret masive kanë djegur edhe bimësinë që normalisht thith reshjet. /WiscNews/



