
Një zëdhënës i Komisionit të BE-së, Eric Mamer tha se se Komisioni Evropian nuk ka vendosur asgjë ditën e djeshme në lidhje me vendimin për t’i dhënë Ukrainës statusin e vendit kandidat për hyrjen në BE.
Mamer tha se ka pasur vetëm një debat orientues dhje se vendimi do merret ditën e premte.
Mendimi i Komisionit Evropian për kandidaturën e Ukrainës në BE ende nuk është përcaktuar. Dje ka pasur vetëm një takim diskutimi midis komisionerëve dhe opinioni do të shprehet në mbledhjen e Kolegjit që do të mbahet të premten



