Dervishi: Celula që grabiti TIMS-n ka lidhje me AKSHI-n. Informacionet sekrete të shtetit në duart e krimit!

Dervishi: Celula që grabiti TIMS-n ka lidhje me AKSHI-n. Informacionet sekrete të shtetit në duart e krimit!

Gazetari Ferdinand Dervishi duke folur në edicionin e lajmeve në Mcn Tv për skandalin e AKSHI-t, theksoi që grupet fuqishme kriminale të lidhura me Agasin posedojnë të gjithë informacionin sekret të shtetit shqiptar. Dervishi vë në dukje se e njëjta celulë që ka grabitur TIMS-in është futur te Hipoteka dhe ka lidhje me AKSHI-n. Po ashtu dyshohet se edhe sulmi i dytë kibernetik, që u aludua se kishte ndodhur nga Irani, mund të jetë kryer nga brenda AKSH-it për të gjeneruar tendera të tjerë për mirëmbajtjen e sistemeve. 

 

Lexuam dosjen e fundit dhe morëm vesh që të njëjtën personazhe që akuzohen për vjedhjen e TIMS-it dalin te AKSHI, që tregon atë lidhjen. Në Shqipëri grupet e fuqishme kriminale të lidhura me Agasin posedojnë të gjithë informacionin sekret të shtetit shqiptar, duke filluar nga TIMS-i, Hipotekat, Policia, etj., kohë pas kohe. Për shumë qëllime, qoftë për të pastruar regjistrime të vjetra, qoftë për ta përdorur për shantazh, për ta shitur, etj. etj. S’është çudi që pas shpalljes në kërkim të Agasit të kemi blackout të sistemve, sulme të sistemeve, sepse ata i kanë kodet dhe të gjitha. Sigurisht që jemi përballë cenimit të sigurisë kombëtare. 

 

Me daljen e këtyre të dhënave i binte detyra Presidentit, që është komplet inekzistent, ai bën vetëm vendimmarrje të deleguar që është për turp, kjo është edhe një nga arsyet pse shteti është katandisur në këtë derexhe. Dyshohet se të gjitha sisteme sekrete, të rëndësishme, përmes të cilave realizohet bashkëpunimi me aleatët, vendet e NATO-s, dyshohet se janë në duart e krimit të organizuar. E njëjta celulë që ka grabitur TIMS-in është futur te Hipoteka dhe ka lidhje me AKSHI-n. Ata kanë bërë edhe sulm fake kibernetik, sulmi i dytë që u aludua nga Irani, është bërë nga vet AKSH-i për të gjeneruar tendera. Thonë që është e njëjta Ip. 780 milionë tendera nga 2019-2026! 

 

Këto tendera lënë gjysmë për gjysmë fitim, gati 400 milionë euro. Si ka mundësi që kemi një baxhanak të kryeministrit që bashkëpunon me Gerond Meçen dhe ai merret peng. Kjo ka një mundësi vetëm, Gerondi s’po ndante mirë pjesën, ti duhet të ikësh tani, do vijnë ca të tjerë dhe do ndajnë pjesën mirë, dhe jo vetëm kaq, por do bëhet dyfishimi. Një nga personat që del edhe te TIMS-i edhe te AKSHI është Klodian Mazari. Rezulton se ky ka hedhur poshtë ankimimin e Gerond Meçes në mënyrë të paligjshme, që tregon se funksionon si pushkë e një grupi të strukturuar kriminal”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy