Zbulohet identiteti i viktimës në Peqin, 38-vjeçari kishte pak muaj që ishte liruar nga burgu

Zbulohet identiteti i viktimës në Peqin, 38-vjeçari kishte pak muaj që ishte liruar nga burgu

Zbulohet identiteti i viktimës i gjetur në afërsi të lumit Shkumbin këtë të diel. Burimet zyrtare bëjnë me dije se viktima është shtetasi Alban Semaku 38-vjeç nga Lushnja, i cili njihej ndryshe me pseudonimin "Elton Kinezi".

Semaku nuk është i panjohur nga autoritet, pasi ka kryer një sërë veprash penale. Semaku në vitin 2011 ka mbajtur emrin Elton Mermali.

Në vitin 2006, ky shtetas është ekstraduar nga Italia, pasi Gjykata e Lushnjës, me vendimin e datës 28.08.2003 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja”, ndodhur në qytetin e Lushnjës, kryer në kuadër të organizatës kriminale të Lushnjës.

Ndërkohë më datë 16.03.2015 është arrestuar në flagrancë, pasi në lagjen “Gafurr Muço”, Lushnjë, për motive të dobëta, ka kanosur për jetën, me armë zjarri, shtetasin M. T. Gjatë kontrollit personal të ushtruar ndaj shtetasit Alban Semaku, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë e tipit “Zastava”, një krehër pistolete me 6 fishekë dhe dy doza heroinë.

Me vendimin e datës 16.11.2015 të Gjykatës së Rrethit Lushnjë është dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake” dhe “Kanosja” dhe është liruar nga burgu më datë 06.05.2021, pasi ka vuajtur dënimin në  I.E.V.P Peqin.

Ndërkohë kujtojmë se Semaku u gjet i vrarë me dy plumba në afërsi të lumit Shkumbin mëngjesin e kësaj të diele. Ende nuk dihet se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy