Zëvendëskryeministri Niko Peleshi ka reaguar nga Korça në lidhje me përplasjet e fundit mes PS-së dhe LSI-së. Reagimi i Peleshit erdhi pas një deklarate të Metës, i cili u shpreh se u duhet dhënë fund retorikave konfliktuale të politikës.
Peleshi shprehet se PS pret nga LSI-ja që t’u japë impulsin e duhur reformave.
“Më kanë habitur disa deklarata. Të gjithë presin që qeveria të punojë. Kemi para reformën në drejtësi që është reforma e reformave. Vetingu kërkon kontribut dhe nuk të lë kohë të merresh me lojëra politike. Ne presim nga LSI-ja që t’i japim vrull dhe impulsin e duhur reformave. Të mos humbasë puna jonë. Kemi detyra të mëdha dhe nuk ngelet kohë me lojëra politike. Nuk dua të projektoj në këtë optikë. Kemi një ftesë të hapur për aleatin tonë në qeverisje. Kemi ende punë për të bërë”, tha Peleshi.



