Sondazhi: Trump nuk gëzon besim në rrafshin ndërkombëtar, europianët të parët

Sondazhi: Trump nuk gëzon besim në rrafshin ndërkombëtar, europianët të parët

Presidenti amerikan, Donald Trump, nuk gëzon në rang global besimin që mund të kenë rivalë të tij. Sipas një sondazhi të fundit, Trump rezulton mbrapa udhëheqësve të tjerë botërorë, përfshirë Vladimir Putinin e Rusisë dhe Xi Jingping-un e Kinës.

Qendra Kërkimore Pew zbuloi se 70% e të anketuarve (njerëz në 25 vende të ndryshme të botës) thanë se nuk kishin besim te Trump-i, ndërsa 27 % të tjerë u shprehën se i besonin atij në vendimet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet ndërkombëtare.

Megjithatë, pavarësisht mungesës së besimit te Trump, për Amerikën si lider botëror ka mbështetje. Të anketuarit në pothuajse çdo vend janë shprehur se do të ishte më mirë që SHBA-të të mbeteshin fuqia më e madhe globale, në vend të Kinës, e cila shihet si një fuqi në rritje.

Sondazhi tregon se në rrafshin ndërkombëtar, besimin më të madh e gëzon Angela Merkel (52%), ndërsa pas saj vjen presidenti i Francës, Emmanuel Macron (46%).

Presidenti kinez gëzon besimin e 34% të të pyeturve, homologu i tij rus 30%, ndërsa në fund vjen Trump me 27%.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy