
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, ka deklaruar se opozita nuk mund të njohë zgjedhjet e 11 majit, duke i cilësuar ato si të deformuara nga Qeveria përmes përdorimit të administratës publike, presioneve mbi votuesit dhe ndërhyrjeve të paligjshme.
I ftuar në edicionin e lajmeve në MCN TV, Hoxha theksoi se mosnjohja e zgjedhjeve dhe protesta masive janë rrugët e vetme për të ruajtur integritetin politik të opozitës dhe për të synuar rikthimin e demokracisë.
Për të, qëllimi nuk është mosfutja në Parlament, por ti jepet një zgjidhje farsës zgjedhore.
Qëllimi nuk është mosfutja në Parlamnet, nuk është qëllim në vetvete të hyjnë apo të mos hyjnë deputetet ne kuvend.
Qëllimi është ti jepet një zgjidhje farëse zgjedhore dhe ajo për sa kohë ka ndodhur është proces i deformimeve qe vet PD e ka denoncuar.
Në këtë kontest çfarë kuptimi ka që pasi e denoncon farsën, pasi u thua shqiptarëve kjo ehtë narko-diktatura me paratë e krimit dhe drogës ne partinë shtet , çka do bësh.
Por kush është zgjidhja që ti jepet shqiptarëve që të mos qeverisen nga një shumicë fare e dalur nga proces zgjedhor i pa drejte po te kemi demokraci në vend.
Ky është një qëndrim shume i ashpër politik i cili duhet mirmenduar.
Hoxha shtoi se opozita i ka ezauruar të gjitha rrugët institucionale dhe tashmë i mbetet vetëm një opsion, mobilizimi qytetar dhe protesta, ashtu si po vepron opozita në Serbi.
Nuk ka asnjë vlerë që 50 mandatë përballë 83 mandateve të vjedhura të mashorancës të shkojnë dhe te bëjnë teatrin demokratik e njëjta situatë është në Serbi, Rusie Bjellorusi, edhe atje ka opozitë.
I ka ezauruar opozita të gjitha rrugët e saj, nuk i ka mbetur asnjë rrugë tjetër përveç te mobilizoj popullin dhe te bej atë që bëjnë qytetarët në Serbi.
Nuk mund ti shkoj në mend opozitës të bëj jetë parlamentare, sepse po bën një fasadë demokracisë ë këto kushte.



