Projektligji për menaxhimin e mbetjeve, Malltezi: Rrit kostot e qytetarëve 3-6 herë më shumë. Dhunohet ligji i qeverisjes vendore (VIDEO)

Projektligji për menaxhimin e mbetjeve, Malltezi: Rrit kostot e qytetarëve 3-6 herë më shumë. Dhunohet ligji i qeverisjes vendore (VIDEO)

Jamarber Malltezi, drejtues i Departamentit të Mjedisit në PD tha në studion e MCN Informacion se projektligji i ri për menaxhimin e mbetjeve do ta rrisë koston e qytetarëve nga 3 deri në 6 herë më Shumë. Po ashtu Malltezi tha se krijimi i agjencisë dhunon ligjin e qeverisjes vendore.

 

Kostoja për ton do të lëvizë nga 70 euro deri në 170 euro, është shumëfishim nga 3 deri 6 fish i tarifave për qytetarët. Qytetarët paguajnë 29 euro për ton. Kompania që merret me grumbullimin dhe depozitimin në Sharë ka dalë me fitim, e vetmja kompani me 5 milionë euro fitim. Kostoja është më e ulët se 29 euro, në mënyrë që kjo kompani del me fitim. Vlerësimi i ndikimit, e ka vetë qeveria, thotë tek vlerësimi i ndikimit që kostoja do lëvizë nga 70 deri 170. Po flasim nga 3 deri 6-fishim të kostove e thotë vetë qeveria. Qeveria thotë do të përballohet nga kostot e qytetarëve dhe bashkive.  Po të shkojmë nga monopoli i dy Klodianëve në disa sekserë të tjerë. Qeveria po kërkon sekserin e radhës që ta emërojë drejtor dhe të marrë këto para duke na hedhur ne koston.

 

E dyta është se krijimi i kësaj agjencie dhunon ligjin e qeverisjen vendore.

 

 Së treti ka të bëjë me penalitetet, kundërvajtjet në nenin 77. Nuk ekziston as në direktivën e BE, nuk ka ekzistuar as në ligjet e mëparshme, është thjesht që të fuqizojë  Rama patronazhistët që të vendosin gjoba nëpër qytete. 

 

Është përfshirë dhe inceneratori në projektligj. Qeveria vodhi 200 milionë euro deri tani dhe po heq dorë se i doli era këtij muhabeti. 

 

Qeveria është kthyer te draftin i PD në 2011. Kthehen në arsyen e shëndoshë si duhet të trajtohen mbetjet. 

 

Më tej Malltezi tha se neni 77 ku janë përfshirë kundravajtjet penale, nuk është i përfshirë në direktivat e BE-së ashtu siç pretendon qeveria, por është një mënyrë për fuqizimin e patronazhistëve. 

 

Është çmenduri neni 77. Nuk është në direktivën e BE. Mashtron qeveria. Janë kundravajtjet administrative. Të gjitha kundravajtjet ka vendosur që duhet t’i gjobisë qytetarët 30-40 mijë euro qytetarët. Është thjesht për të nxjerrë patronazhistët në fshat t’i thuash më jep votën ose do të vendos gjobë 30-40 mijë euro. Nuk tregon nëse është mbetje e rrezikshme apo jo.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy