
Ankesat e qytetarëve për mbifaturime me faturat e energjisë elektrike janë të shumta. Sef Beluli që banon në zonën e Bathores thotë për MCN, se është mbifaturuar nga operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike në vlerën e 700 mijë lekëve, ndërsa OSHEE, nuk i ka dhëne asnjë zgjidhje.



