Moti i keq, Gjoni: Do vijojnë problematikat në Vlorë e Gjirokastër. Në fundjavë ulen temperaturat dhe do të nisë dëbora (VIDEO)

Moti i keq, Gjoni: Do vijojnë problematikat në Vlorë e Gjirokastër. Në fundjavë ulen temperaturat dhe do të nisë dëbora (VIDEO)

Anira Gjoni, meteorologe tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se edhe mbrëmjen e sotme dhe nesër do të ketë reshje shiu me intensitet mesatar dhe lokalisht të lartë. 

Gjoni tha se problematike vijon të mbetet qarku i Vlorës dhe i Gjirokastrës. 

 

Kemi vazhdim të reshjeve të shiut sot në mbrëmje dhe nesër. Pavarësisht se përgjatë mesditës së sotme ka ulje të intensitetit të reshjeve sërish problematike mbetet qarku i Vlorës dhe Gjirokastrës ku do të kemi reshje mesatare dhe lokalisht intensive të cilat do të vijojnë përgjatë mbrëmjes dhe ditës së nesërme. Në qarkun e Shkodrës dhe Korçës pritet që të kemi reshje mesatare dhe lokalisht shkojnë deri intensive. Në qarqet e tjera kemi reshje me intensitet mesatar. 

 

Sot kemi rënie të intenstietit të reshjeve. 

 

Situata do të vijojë të mbetet e tillë në vazhdim. 

 

Gjoni tha se përgjatë fundjavës do të ketë ulje temperaturash në të gjithë vendin dhe reshje dëbore. 

 

Përgjatë fundjavës do të ketë ulje temperaturash dhe reshje dëbore. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy