Vaksina e ‘AstraZeneca’ me efekte anësore?/ Dasho: Komplikacionet janë mbyllur brenda 6 muajve. Nuk regjistrohen efekte afatgjate të mpiksjes së gjakut

Vaksina e ‘AstraZeneca’ me efekte anësore?/ Dasho: Komplikacionet janë mbyllur brenda 6 muajve. Nuk regjistrohen efekte afatgjate të mpiksjes së gjakut

AstraZeneca ka pranuar për herë të parë se vaksina e saj kundër Covid-19 mund të shkaktojë efekte anësore në dhjetëra raste duke shkaktuar mpiksje gjaku dhe gjakderdhje në tru.

Specialisti i Shëndetit Publik në Gjermani, mjeku Erion Dasho, në një komunikim për programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, u shpreh sot se komplikacionet për mpiksje gjaku janë vërtetuar se kanë ndodhur brenda gjashtë muajve nga kryerja e vaksinës ‘AstraZeneca’.

Është një gjyq që vazhdon prej kohës në Britani të Madhe nga përsosna që argumentojnë që kana pasur dëmtime të shëndetit që vijnë si pasojë e vaksinimit. Kanë hedhur në gjyq prodhuesit e vaksinave duke kërkuar dëmshpërblim për shëndetin e dëmtuar ose në disa raste të rralla edhe për humbje jeta pas administrimit të vaksinave.

Ajo që dimë sot, nga të gjitha provat që janë bërë dhe studimit sepse janë prova klinike që kryhen para se të hidhen ne treg dhe janë edhe studimet e asaj se çfarë ndodh realisht në ato që quhen të dhënat e botës reale, të cilat tregojnë se si reagon organizmi i individit në një medikament.

Përsa i takon kompolikacioni në fjalë, ose efekti anësor në fjalë, që lidhet me mpiksje gjaku me humbjen e numri të trombociteve, ky është një efekt që shfaqet ditët e para deri në 6 muaj pas momentit të administrimit të vaksinës që kanë pësuar këtë komplikacion që është në një frekuencë në 1 deri në disa vjet, dhe një në disa qindra mijëra raste, janë përsosna të cilat janë manifestuar në kohën e vaksinimit këtë efekt anësor.

Për mjekun Dasho, komplikacionet janë quajtur të mbyllura nga koha e vaksinimit deri në gjashtë muaj.

Sipas tij. nuk regjistrohen efekte afatgjate të mpiksjes së gjakut më gjatë.

Ka patur edhe fatkeqësisht raste vdekjes, pra si situatë mund të quhet e mbyllur brenda atij momenti të vaksinimit deri në 6 muajt e parë të vaksinimit.

Ata që kanë kompolikacione mund të drejtohen mjekeve, por sa i takon efekteve të sotshme që mund të ketë aplikimi i vaksinës Astra Zeneca, para 3-4 vitesh, të rijnë të qetë, ata që janë vaksinuar dhe kanë shfaqur efekte anësore, kanë marrë mjekim dhe e kanë kaluar këtë situatë në kohë kur janë vaksinuar.

Me njohuritë që kemi deri sot, nuk kemi informacion për efekte afatgjate të kësaj vaksine, nuk kemi afekte anësore për efekte afatgjatë sa i takon mpiksjes së gjakut, por e përsëris çdo studiues ndjek situatën dhe lexon literatura dhe sigurisht këto dhe ja komunikon ndjekësve të tij.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy