
Kreu i Shoqatës së Punonjësve të Policisë, Valentin Macaj, e cilëson si skandaloze gjendjen me të cilën përballej Policia e Burgjeve, për shkak të mungesës së kushteve të punës.
Duke folur nga studio e MCN Live, Macaj deklaroi se denoncimet e bëra në media dhe presioni i faktorit ndërkombëtar, pasi në gusht u mbajt protesta para zyrës së BE e para e llojit të saj për të drejtat e punonjësve, shkaktuan bindjen se punonjësit dhe kërkesat nuk janë politike, por për të drejtat e policisë së burgjeve, për t’i përshtatur me kushtet e punonjësve në rajon të paktën.
Me ardhjen në krye të burgjeve të drejtorit të ri zoti Admir Abrija, u pa ndryshimi pozitiv dhe nisja e konsultimeve për të arritur diçka për ti shërbyer më mirë punonjësit të policisë.
Për herë të parë pas disa viteve, punonjësit e burgjeve morën pagën e 13-të. Përcollëm ankesat për ligjin që ishte diskriminues për Policinë e Burgjeve. U bënë ndryshimet në ligjin që pritet të miratohet brenda vitit.
Me projektligjin e ri për Burgjet, bëhet rikthimi i armatimit personal. Çdo gjë mund të ndodh me një punonjës policie, por ta zhveshësh nga mbrojtja e personale dhe e familjes, nuk është normale.
Se janë të ekspozuar me krimin. Se gjysmën e jetës së vetë e kalon në burg. Nëse policia e arreston për 5 minuta, i ndaluari kalon në burg dhe përgjegjësia dhe përplasjet i ka punonjësi i policisë së burgjeve.
Është shfuqizuar pika 2 që ndante me grup se kush ka të drejtë të ketë armë personale edhe pas punës. Do lejohen. Para tre muajsh u krijuan vakanca rreth 600 mungesa, por prej dy muajve vetëlargimet janë zero.
Janë rekrutuar staf i ri, rreth 70 persona. Se dhe rekrutimi ka një afat trajnimi për t’u rikthyer në punë. Kishim vetëlargime deri para 3 muajsh. U rritën pagat.
Në zbatim të ligjit kishte pikë për rritjen e pagave sipas regjimeve, para tre muajve hyri në fuqi në rritjen e pagës sipas gradave.
Me marrjen e shtesave të pagës, grada më e ulët nga 42 mijë lekë, merr 53 mijë lekë pagë. Sipas gradave grada është 70, 80, 90 në muaj. Pritet një shtesë tjetër në shkurt, që do të rrisë shtesën e pagës për vështirësi, nga 3.5-4 mijë lekë të reja. Në ndryshimet e projektligjit të ri, është heqja e kufirit të moshës për të punuar në sistemin penitenciar.
Sepse kishim pikë që mos ta kalonte moshën 35 vjeç. Kjo pikë u shfuqizua. Çdo punonjës policie apo i ushtrisë që ka dalë në reformë dhe kërkon të rikthehet në detyrë, nuk ka limit moshe më.
Vjen me të njëjtën gradë që ka lënë detyrën, me sistemin e ekuivalentimit të gradave në sistemin penitenciar. Punëdhënësi është tepër i interesuar që punonjësi i policisë të jetë i motivuar dhe të zhvillojë karrierën e tij brenda sistemit penitenciar.
Çdo punonjës i rolit bazë, nëse plotëson kriteret e arsimit bazë dhe konkurrimit për gradë në Policinë e Burgjeve, merr gradën komisar, nga punonjës i thjeshtë në punonjës i nivelit të mesëm.
Kemi dhe rastin me arsim të lartë për pamundësi për të gjetur punë në arsimin e vetë, është punësuar në Policinë e Burgjeve, me vendet vakante sipas organikës, i lind e drejta të konkurrojë për gradë.
Macaj shtoi se rinovimi i kontratës kolektive u bë para pak ditësh, ku është parashikuar gjithçka për kohën e punës, orët shtesë.
Sipas tij, çdo kontratë individuale e punës për çdo punonjës, bëhet në bazë të kontratës kolektive dhe ato të drejta që nuk ti plotëson kontrata individuale, ti plotëson kontrata kolektive.
Macaj deklaroi se kishte kontrata kolektive të bllokuar dy vite e gjysmë përpara nga ish-drejtori i Burgjeve, për të cilin tha se nuk donte oponencë dhe kundërshtim për vendet e punës.
Ai sqaroi se kontrata e parë ishte e thjeshtë, pa asnjë lloj detyrimi për punonjësit.
Kontrata kolektive mundëson që konfliktet nuk zgjidhen në gjykatë, por në mënyrë disiplinore dhe administrative. Patëm ankesa nga burgu 313.
Kërkuan pushim brenda 12 orëve dhe për ushqim. Puna me 12 orë u arrit për shkak të mungesës së stafit. Punonjësit paguhen, por nuk kishin sqarim, në një shërbim 8-12 orë sipas Kodit të Punës, pas 4 orësh, mund të bësh 20 minuta pushim.
U ankuan punonjësit në sindikatë. Nuk kishin kushte në vendshërbim, ujë për të konsumuar dhe tualete. Ne ndërhymë me shpejtësi dhe insistuam të mbarohen këto procese.
Janë ende me 12 orë, u rregulluan tualetet dhe kushtet, u kërkova punëdhënësve të bënin anketimin e punonjësve. Mbi 95% e punonjësve ishin dakord se punojnë 15 ditë dhe 15 ditë e kanë pushim dhe çdo orë tepër paguhen.
Po kërkohet të zgjidhet çështja e transportit për Tiranën, të jepet abonoja të paktën. Po kërkojmë që brenda marsit të jepet vakti ushqimor.
Kjo ndodh sepse jemi i vetmi shtet në Europë që nuk ka ministri Pune. Kemi transport në Lezhë, në Reç të Shkodrës, në Lushnje, në Fier, akoma kemi kërkuar të plotësohet me transport Korça.
Kemi mjete, është tenderuar nga shteti dhe funksionon. Problem është Tirana se 80% të stafit e ka në Tiranë. Këtë kam kërkuar si motivim që t’i jepet abone për mjetet publike që të lëvizin dhe për të mos bërë autostop në rrugë.
Problemet nuk mbarojnë por futen në rrugën e zgjidhjes. Nga 24 institucione tani janë 20, po minimizohen për të pasur rrethe penitenciare.
Problem është Fushë Kruja, ne e mbyllëm Zaharinë. Për Fushë Krujën duhet gjetur zgjidhje. Shoh mjete transporti që shkojnë në Rrëshen dhe vjen bosh. Më mirë i jap abone transportit publik.
Lidhur me korrupsionin në Burgje e cilësoi si gangrenë të zgjatur për 30 vite, pasi Policia e Burgjeve tha është parë si strehim për të strehuar militantët dhe pa kualifikim.
Ka pasur korrupsion në emërim, grada dhe me të dënuarit. I kemi kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm që të bëjë veting.
Mua më intereson më shumë një polici dinjitoze e burgjeve që mos të ketë qytetarë për implikim, që mos ketë policë të zhytur me kredi, ndërkohë që kolegu i vetë ka 2-3 apartamente dhe vila prej korrupsionit.
Kemi histori të trishta se kemi drejtues burgjesh kanë hyrë në burgje për korrupsion. Ish-drejtori i Përgjithshëm për korrupsion galopant Zoto, nëndrejtori i përgjithshëm u dënua për abuzim dhe korrupsion pasiv.
Kemi shefa policie që i kthyen burgjet në biznese dhe pijetore për të burgosurit vit. Ish-drejtori i fundit ka çështje të hapura në SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Jo më kot kërkojmë që punonjësi i Policisë së Burgjeve të ketë arsim, formim dhe trajnim.
Paga e 13-të besoj se edhe kësaj radhe do aplikohet përsëri dhe një shtesë ekstra për vështirësi pune gjatë muajit shkurt, mars.



