Hakmarrja kineze, 13 shtetas kanadez u ndaluan në Pekin pas arrestimit të shefes së Huawei në Vankuver

Hakmarrja kineze, 13 shtetas kanadez u ndaluan në Pekin pas arrestimit të shefes së Huawei në Vankuver

Kanadaja ka thënë se 13 prej shtetasve të saj janë arrestuar në Kinë që pas arrestimit në nuajin dhjetor në Vankuver me kërkesë të SHBA, të shefes ekzekutive të Huawei Meng Wanzhou .

"Të paktën" tetë nga këta 13 persona janë liruar, tha një deklaratë e qeverisë kanadeze, pa zbuluar se çfarë akuzash do të ishin hedhur.

Para deklaratës së të enjtes, ndalimi i vetëm tre qytetarëve kanadezë ishte publikuar. Tensionet diplomatike midis Kanadasë dhe Kinës janë përshkallëzuar që nga arrestimi i Meng më 1 dhjetor.

Qeveria kanadeze ka thënë disa herë se nuk sheh ndonjë lidhje të qartë midis arrestimit të Meng, vajzës së themeluesit të Huawei dhe ndalimit të qytetarëve kanadezë. Por diplomatët perëndimorë me bazë në Pekin dhe ish-diplomatët kanadezë kanë thënë se besojnë se arrestimet ishte një "hakmarrje" nga Kina.

Meng u lirua me një garanci me vlerë 10 milion dollarë më 11 dhjetor dhe jeton në një nga dy shtëpitë e saj në Vankuver, ndërsa po lufton ekstradimin në SHBA. Ekzekutivi 46-vjeçar duhet të mbajë një monitor në kyçin e këmbës dhe të qëndrojë në shtëpi nga ora 23:00 deri në orën 6:00, shkruan Guardian.

13 kanadezët e arrestuar përfshinin Michael Kovrig , Michael Spavor dhe Sarah McIver, tha një zyrtar i qeverisë kanadeze të enjten.

McIver, një mësues, është liruar dhe është kthyer në Kanada. Kovrig dhe Spavor mbeten në paraburgim. Zyrtarët konsullorë kanadezë i panë një herë të vetme të arrestuarit në mes të dhjetorit.

Në përgjithësi, ka rreth 200 kanadezë që janë arrestuar në Kinë për një sërë shkeljesh të dyshuara dhe vazhdojnë të përballen me procedurat ligjore në vazhdim. "Ky numër ka mbetur relativisht i qëndrueshëm", tha zyrtari.

Në krahasim me pothuajse 900 kanadezë në një situatë të ngjashme në Shtetet e Bashkuara, tha zyrtari.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy