“Reuters” zbulon planin e SHBA-ve, ndërpriten lidhjet me bankat ruse nëse pushtohet Ukraina

“Reuters” zbulon planin e SHBA-ve, ndërpriten lidhjet me bankat ruse nëse pushtohet Ukraina

“Reuters” raporton se administrata e presidentit Joe Biden ka përgatitur një paketë fillestare sanksionesh kundër Rusisë që përfshin ndalimin e institucioneve financiare amerikane nga transaksionet për bankat kryesore ruse, thanë tre persona të njohur me këtë çështje.

Masat, të cilat do të zbatohen vetëm nëse Rusia pushton Ukrainën, synojnë të dëmtojnë ekonominë ruse duke ndërprerë marrëdhëniet bankare dhe korrespondencën midis bankave të targetuara ruse dhe bankave amerikane që mundësojnë pagesat ndërkombëtare.

Shtetet e Bashkuara do të përdorin gjithashtu mjetin e tyre më të fuqishëm sanksionues kundër disa individëve dhe kompanive ruse duke i vendosur ata në listën e SDN.  Kësisoj ata do të përjashtohen nga sistemi bankar amerikan, duke ndaluar tregtinë e tyre me SHBA-të dhe duke u ngrirë asetet në Amerikë.  Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Thesarit nuk pranuan të komentojnë për “Reuters” lidhur me masat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy