Shfaqen për herë të parë në Shqipëri 25 piktura të piktorit me famë botërore Lin Delia (VIDEO)

Shfaqen për herë të parë në Shqipëri 25 piktura të piktorit me famë botërore Lin Delia (VIDEO)

Për herë të parë në Shqipëri shfaqen 25 piktura të piktorit me famë botërore Lin Delia. Këto piktura do të qëndrojnë përgjithmonë në pinotekën e ndërtuar pranë kishës katolike në Shkodër.

Lin Delia është i pari artist shqiptar, i cili dëshmoi përmes pikturave të tij kudo në botë tmerrin e regjimit komunist pasi arriti të largohej nga Shqipëria drejt Italisë në vitin 1948, 3 vite pas instalimit të diktaturës në vendin tonë. Arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra pasi bekoi pinotekën Lin Delia u shpreh se ky artist i madh na flet edhe sot me artin e tij.

Nipi i Lin Delisë, Tomi Delia thotë se atdheu ishte në shpirtin e tij gjatë gjithë viteve të emigrimit ndërsa një peng i madh i tij mbeti familja ndërsa rrëfen se si sigurimi i shtetit e përndoq edhe në Itali.

Pedagogu i arteve pamore, Rubin Mandija thotë se ka dy tematika në velrat e Lin Delisë, ajo fetare dhe e persekucionit komunist.

Lin Delia u largua nga Shqipëria në vitin 1948 ndërsa ishte student françeskan i liceut “Ilirikum”. Fillimisht studioi në Hercegnovi të Malit të Zi, për të vijuar Akademinë e Arteve në Zagreb dhe më pas për tu vendosur në Itali, diplomuar për pikturë në Akademinë e Romës. Në qytetin e Antrodokos në vitin 1969 krijoi Akademinë e Artit “Gjergj Fishta” dhe në vitin 1983 krijoi Akademinë e Artit “Carlo Cesi”. Në punimet e tij ndërthuret modernia me elementin etnik shqiptar dhe ballkanik. Spikati shpejt në Romë me një sërë ekspozitash. Lin Delia realizoi të gjitha portretet e françeskanëve të mëdhenj si Fishta, Harapi, Shllaku, Prennushi etj ndërsa ka ekspozuar në New York, Quebek, Mynih, Madrid, Berne e shumë e shumë qytete të tjera. Vdiq në vitin 1994 dhe la pas qindra punime, të cilat ndodhen në muzeumet e artit nëpër Itali dhe në Vatikan dhe shtete të tjera. Në këto 30 vite emri dhe vepra e Lin Delisë janë lënë në harresë totale edhe pse është një artist me famë botërore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy