Një referendum anulohet për herë të parë në historinë e Zvicrës: Votuesit nuk u informuan mjaftueshëm

Një referendum anulohet për herë të parë në historinë e Zvicrës: Votuesit nuk u informuan mjaftueshëm

Gjykata më e lartë e Zvicrës ka hedhur poshtë një referendum mbarëkombëtar për herë të parë në historinë moderne të vendit, me arsyetimin se informacioni i dhënë për votuesit ishte i pamjaftueshëm.

Vendimi që është pasqyruar në disa prej mediave kryesore britanike, ku ende aktivistët vijojnë të ngulin këmbë se votuesit nuk ishin të informuar siç duhet për referendumin e Brexit-it të vitit 2016, argumenton se detajet e paplota dhe mungesa e transparencës kanë shkelur lirinë e votimit, e cila mund të shprehet sërish, pra do të ketë një referendum të dytë.

"Duke pasur parasysh rezultatin e ngushtë të votimit dhe seriozitetin e parregullsive, është e mundur që rezultati i votimit të kishte qenë tjetër", argumentoi gjykata federale.

Në Zvicër, votuesit thirren shpesh në referendum, edhe për çështje pa ndonjë rëndësi të madhe për vendin. Kjo është hera e parë që një rezultat referendumi anulohet. Në Zvicër, votuesit janë thirrur të votojnë më shumë se 300 herë në më shumë se 600 propozime referendumi në nivel federal që nga viti 1848.

Referendumi i vitit 2016 i vuri votuesit para alternativave nëse çiftet dhe partnerët e martuar që bashkëjetojnë duhet të paguajnë të njëjtin taksë.

Referendumi u refuzua me 50.8 për qind në 49.2 për qind.

Por gjykata konkludoi se votuesit nuk ishin iformuar mjaftueshëm në lidhje me temën. Qeveria u tha votuesve se vetëm 80 000 çifte të martuara po paguajnë më shumë taksa sesa partnerët bashkëjetues - kur numri aktual ishte pothuajse 500 000.

Gjykata e cilësoi këtë një 'informim të gabuar dhe në mënyrë jo të plotë. Ata nuk mund të imagjinonin se numri i çifteve të prekura nga dënimet tatimore të çiftit të martuar ishte më shumë se pesë herë më i lartë se sa shifra e njoftuar”, thuhet në vendim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy