Zgjedhjet e 4 gushtit, Dhuli: PS ka futur 300 banorë " të importuar" në lista. Një herë në 2 javë BKH zbret në Himarë (VIDEO)

Zgjedhjet e 4 gushtit, Dhuli: PS ka futur 300 banorë " të importuar" në lista. Një herë në 2 javë BKH zbret në Himarë (VIDEO)

Organizata Omonia ka denoncuar kandidatin socialist Vangjel Tavo se ka futur familjarë të tij në listat e votuesve për betejën elektorale të 4 gushtit.

Përfaqësuesi i PD-së Skerdjan Dhuli tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se Rama e ka bërë këtë veprim edhe në Kukës e Rrogozhinë.

 

 

Drupal Ad

 

 

 

Sipas Dhulit, Rama ka “importuar” 250-300 banorë pasi i duhet bashkia për të mbrojtur korrupsionin.

Ka ndodhur një fenomen i zakonshëm, ndodhi në Kukës dhe në Rrogozhinë. Një numër patronazhistësh qarkullues që regjistrohen bashki më bashki. Kanë futur 250-300 banorë. Ne nuk e kemi listën finale, por për shkak se në KZAZ-në e Himarës kemi shumicën, e kemi informacionin. Ky nuk është problem i madh, nuk është çështja se sollën 300 veta, ne do i mundim dhe me njerëz të importuar. Lajm përben arsyeja pse po e bëjnë. E duan bashkinë me dhunë, me forcë, me çdo mjet për ta përdoruar si mashë korrupsioni siç e kanë përdorur 13 vitet e fundit. Nuk  është rastësi pse Goro dhe Bollano është në burg. Rama e njeh terrenin, e di çfarë ka prodhuar qeveria tij, pronat e qytetarëve ia ka dhënë oligarkëve. I duhet bashkia për të mbrojtur korrupsionin. Nuk do ia dalin.

Më tej, Dhuli tha se përveç pronave Bashkia e Himarës ka një sërë problemesh të tjera.

Bashkia e Himarës ka një sërë problemesh. Në 21 fshatra, 17 prej tyre nuk kanë ujë të pijshëm.Për shkak të një çmendurie të Ramës, po bëjmë fushatë në muajin korrik është e padrejtë që bashkia që ka 70% të detit Jon bën lajm për procesin zgjedhor, ndërkohë që duhet të bënte lajm për sezonin.

Sipas Dhulit, Himara, Dhërmiu, Borshi dhe Kakomeja janë 4 pikat kryesore ku krimi i organizuar ka interesat e tij.

Kjo bashki do të prodhojë sërish pranga në nivele të larta. Sot që flasim në Bashkinë e Himarës, në disa zyra nuk ka as kompjuterë, jo më  dokumente se i ka sekuestrua BKH dhe SPAK në faza periodike të ndryshme. Një herë në 2-3 javë zbarkojnë në Himarë dhe marrin çfarë i nevojitet. Na nevojiten një SPAK më vete.

Janë dy degëzime, është struktura politike, Blendi Klosi Vullnet Sinaj, Damian Gjiknuri, Ermal Dredha, në një farë mënyrë boshti politik që janë dislokuar në terren.

Nga an tjetër, janë oligarkët, është boshti i interesave.

Janë oligarkët dhe krimi i organizuar që kanë interesa në vijat bregdetare. I ka interesat në Dhërmi, Himarë, Borsh dhe Kakome. Këto janë 4 boshtet kryesore ku i ka interesat krimi i organizuar dhe oligarkët.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy