A janë ekzekutuar vërtet zyrtarët koreanoveriorë? (FOTO)

A janë ekzekutuar vërtet zyrtarët koreanoveriorë? (FOTO)

Në të gjitha mediat ndërkombëtare po raportohet ekzekutimi i të dërguarit të Koresë së Veriut për çështjen bërthamore dhe i tre zyrtarëve të tjerë, pas dështimit të samitit që u mbajt mes ShBA-së dhe Koresë së Veriut.

Megjithatë lajme të tilla për zyrtarët e Koresë së Veriut duhen trajtuar me shumë kujdes, pasi janë tepër të vështira për t’u verifikuar dhe shpesh dalin të pavërteta.

Edhe herë të tjera, në të shkuarën, kanë qarkulluar lajme të ngjashme dhe për pak javë zyrtarët “e ekzekutuar” janë shfaqur të gjallë e me shëndet të plotë, krah udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong-un.

Mjafton të përmendim lajmin e rremë për vdekjen e këngëtares Hyon Song-wol apo për kryeushtarakun Ri Yong-gil. Të dy rezultuan të gjallë dhe janë njerëz me shumë popullaritet në vendin e tyre. /Sipas BBC/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy