Vala e fundit e sulmeve raketore ruse ka paralizuar pothuajse gjysmën e sistemit energjetik të Ukrainës, ka thënë kryeministri i Ukrainës.
Temperaturat kanë rënë nën zero dhe në Kiev ka rënë bora e parë e dimrit. Një zyrtar paralajmëroi se qyteti mund të përballet me një "mbyllje të plotë" të rrjetit të tij të energjisë. Presidenti Volodymyr Zelensky tha më herët se 10 milionë ukrainas kanë mbetur pa energji. Inxhinierët po përpiqen të rivendosin energjinë ndërsa Ukraina po përballon bombardimet e infrastrukturës së saj civile.
"Fatkeqësisht Rusia vazhdon të kryejë sulme me raketa në infrastrukturën civile dhe kritike të Ukrainës. Pothuajse gjysma e sistemit tonë energjetik është i paaftë," tha kryeministri Denys Shmyhal në një për media të premten.
Mykola Povoroznyk, nënkryetari i administratës së Kievit, tha se qyteti "po përgatitet për skenarë të ndryshëm, duke përfshirë një mbyllje të plotë".
Ai nuk tha se çfarë do të ndodhte në rast të mbylljes së plotë të rrjetit, por zyrtarët kanë thënë se nuk po mendojnë të evakuojnë asnjë qytet.
Operatori kombëtar i rrjetit të Ukrainës Ukrenergo postoi në Telegram: "Vendi agresor e ka pranuar zyrtarisht se qëllimi i tij është të shkatërrojë infrastrukturën tonë energjetike dhe t'i lërë ukrainasit pa energji elektrike dhe ngrohje".



