Dera e jashtme e banesës së një ish-polici në Shkodër, ka shpërthyer me një sasi të konsiderueshme tritoli. Ende nuk dihet nëse ndaj Rrok Pepajt është bërë një atentat, apo e ka vendosur vetë tritolin, për të përfituar azil. Në vitin 2005 ai ishte arrestuar, si pjesë e një rrjeti që trafikonte mina me telekomandë nga Mali i Zi.



