Këlliçi: Po kthehen në PD ish-drejtues e deputetë. Bashën s’e pret më në takim as roja i Ambasadës Amerikane!

Këlliçi: Po kthehen në PD ish-drejtues e deputetë. Bashën s’e pret më në takim as roja i Ambasadës Amerikane!

Anëtari i Kryesisë së PD Belind Këlliçi tha që ka një fluks ish-drejtuesish dhe deputetësh nga grupi Basha, që po kthehen në parti.

Duke folur në MCN Live ai u shpreh se mes tyre ka edhe drejtues degësh, që do të formalizohen në PD në ditët në vijim.

Këlliçi deklaroi me ironi se sot Bashën nuk e pret më as roja e i Ambasadës Amerikane, e jo më zyrtar të lartë të SHBA.

Drupal Ad

 

 

 

"Përveç Bashës dhe Alibeaj çdo demokrat e ka derën e hapur, në partinë e vet. Ka një fluks shumë të madh të ish-drejtuesve dhe të deputetëve që kanë interes të kthehen në shtëpinë e tyre, në partinë e tyre. Ka edhe drejtues të degëve që do formalizohen ditët në vijim. Bashën sot s’e pret më as roja i ambasadës amerikane, sa për informacion publik, jo më zyrtarë të tjerë. PD është në fazë të shkëlqyer, duke u bërë gati për t’u përballur në betejën e parë elektorale. A është mjaftueshëm? Padiskutim që jo, duhet të hapet më shumë, duhet të thithë personalitete nga arti, kultura, shoqëria civile, bota akademike, do të duhet të të krijojë ekipin që do garojë në zgjedhjet e ardhshme, dhe t’i japë një konfigurim më të plotë ofertës, dhe paketës që do t’u ofrojë shqiptarëve në zgjedhjet e 2025-ës, përfshirë programin dhe përfaqësuesit”.

Këlliçi tha që PD i qëndron kërkesës kryesore për një qeveri teknike. A shtoi se PD duhet të gjejë formulën më të mirë për të afruar të rinjtë e shkolluar brenda vendit, që t’i bëjë pjesë integrale të saj.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy