Kryeministri Edi Rama në fjalimin e sotëm në seancën e jashtëzakonshme plenare, ndërsa foli për situatën e krijuar nga koronavirusi në vend, u tregua optimist, ndërsa tha se Shqipëria ka bërë aq sa ka bërë çdo vend tjetër për të përballur pandeminë.
Nga foltorja Rama ka pohuar se Shqipëria ia ka dalë në fazën e parë të përballjes me Covid-19 dhe se asnjë vend tjetër nuk ka bërë më shumë në luftën ndaj coronavirusit.
“Kemi dëgjuar lloj-lloj dënglash që janë të mirëkuptueshme kur vijnë nga njerëz të zakonshëm duke mos e përjetuar tragjedinë veçse nga ekranet e televizioneve.
Ndërsa projeksiopnet tona, sikur masat mos ishin respektuar, flisnin për 2800 të vdekur. Qeveritë vlerësohen për atë që bëjnë dhe atë që ndalojnë të ndodhë. Nuk ka asnjë argument dhe asnjë arsye që mund të hedhë poshtë faktin se sot Shqipëria ia ka dalë fazës së parë të përballjes me këtë armik. natyrisht në kushtet e stresit, mungesës së durimit, apo vullnetit për tu informuar drejt, ka hapësirë dhe për teori konspiracioni apo fantazitë për një komplot botëror por e vërteta është se ne jemi këtu së bashku me gjithë botën, dhe e shohim cdo ditë, e dëgjojmë cdo ditë se edhe vendet më të zhvilluara, MË TË DITURA, JANË KONFUZION. Edhe OBSH është shfaqur më shumë se një herë kontradiktore me vetveten në një përballje që e ka gjetur botën në befasi dfhe po godet GDP-në e planetit si asnjëherë më parë. Unë di të them këtë që asnjë vend, asnjë vend në glob, nuk ka bërë asgjë më shumë se kemi bërë ne, asgjë më shumë”, tha Rama ndërsa shprehu bindjen se Shqipëria do ia dalë jo vetëm në aspektin shëndetësor por edhe në atë ekonomik.
“Dhe jo rastësisht Shqipëria renditet mes vendeve me plagët më të lehta, krahasuar me shumë vende të tjera, nga SHBA te Luksemburgu dhe fatmirësisht jemi gjendur në një situatë ku kemi patur privilegjin ti referohemi ekspertizës më të lartë, komitetit të ekspertëve që ka provuar se në këto kushte dhe për këtë fushë, Shqipëria, nuk ka se kujt t’i ketë zili askujt. Nuk kam dëgjuar asnjë ekspert botëror që të ketë thënë ndonjë gjë të re apo të paditur për ekspertët tanë. Në po e fitojmë betejën në frontin e shëndetësisë dhe ne do e fitojmë edhe në frontin e ekonomisë, natyrisht me sakrifica, me stres dhe me durim por do i fitojmë të dyja betejat”, u shpreh kryeministri.
Kryeministri Edi Rama u përplas në distancë në Kuvend me dy deputetët e opozitës së re, Ralf Gjoni dhe Myslim Murrizi. Rama tha se Franca iu ka dhënë atyre që janë me asistencë vetëm 150 euro ndihmë. Kjo ka sjellë shpërthimin në distancë të Gjonit dhe Murrizit. Kundërshtimin e tyre, Rama e quajti “dëngla”.
“Është normale që sot pas kësaj periudhe kaq dramatike për të gjithë, përderisa nuk numërojmë dhjetëra të vdekur në ditë dhe përderisa hyjmë në grupin e vendeve që bazuar në fakte e shifra e kemi përballur më me efikasitet këtë luftë, të dëgjosh lloj-lloj dënglash. Dëngla që faktikisht janë të mirëkuptueshme kur vijnë nga njerëz të zakonshëm të cilët duke mos e përjetuar tragjedinë përveçse përmes ekraneve të televizorit, përjetojnë stresin, ankthin dhe dëmin mbi ekonominë e tyre familjare. Është jo normale që dënglat t’i dëgjosh nga njerëz që kanë mikrofon dhe zëri i tyre shkon tek një njeri i zakonshëm. Që prezumohet që të jetë një zë që flet në emër të disave. Projeksionet flisnin për mundësinë potenciale që nëse s’do të sihte marrë asnjë masë mund të kishim 18 mijë të vdekur. Ndërsa projeksionet tona, sikur masat të mos ishin respektuar e imponuar flisnin për 2800 të vdekur. Ky është fakt, qeveritë vlerësohen për atë që ndalojnë të ndodhë. Nuk ka asnjë argument apo arsye mbi baza logjike që hedh poshte faktin që sot Shqipëria ja ka dalë, të përballojë fazën e parë me këtë armik të padukshëm”, u shpreh kryeministri Rama.



