
Si pasojë e dhunës nga protestuesit serbë, sje 30 ushtarë të KFOR-it u lënduan, ndërkaq u penguan dhe u sulmuan edhe ekipet e mediave të cilat u dogjën dhe u sulmuan veturat e tyre në veri të Kosovës.
Ndërkohë sot situata në veri të Kosovës duket me e qetë, raporton nga Ura e Ibrit në Mitrovicën që ndan veriun e Kosovës, gazetari Andon Kello.
Ai për MCN live, ka bërë të ditur se ekipi i MCN tv, nuk është lejuar të niset për katër komunat serbe nga ana e Policisë së Kosovës, e cila nuk garanton sigurën e mediave në atë pjesë veriore të vendit.
Situata sot në veri të vendit duket më e qetë, jemi te Ura e Ibrit në Mitrovicë, aty ku forcat italiane kanë bllokuar urën dhe nuk lejojnë kalimin matanë saj.
Kemi informacione për Leposaviqin se kryekomunari i saj shqiptar ka kaluar natën brenda në komunë, dhe se mbështetësit serbe po mblidhen për të protestuar.
Ne nuk jemi lejuar nga policia e Kosovës që të kalojmë në Zveçan, pasi ata na kanë thënë që nuk garantojmë sigurinë e mediave dhe se nëse shkojmë nën përgjegjësinë tonë me targa shqiptare, garancia është minimale dhe se nuk do të ketë informacion se çfarë do të ndodhë.
Ne do të tentojmë të shkojmë në Zveçan ku do të ketë një protestë tjetër më vonë.



