Avokati i Belerit: Provat nga i infiltruari i policisë. Na kishin thënë më parë, që s’do e linin të betohej (VIDEO)

Avokati i Belerit: Provat nga i infiltruari i policisë. Na kishin thënë më parë, që s’do e linin të betohej (VIDEO)

Ndërsa sot mbushen dy muaj nga arrestimi i Fredi Belerit, avokati i tij Edmond Dema, thotë se nga ana e prokurorive që u morën me këtë çështje që nga fazat e hetimit paraprak në Prokurorinë e rrethit gjyqësor Vlorë, nuk është bërë asnjë veprim hetimor. Në një lidhje për MCN Live, ai deklaroi se pala mbrojtëse nuk është vënë në dijeni siç ndodh zakonisht kur kryhen veprime të reja hetimore, por as shtetasi ndaj të cilit bëhen hetime. Dema shtoi se janë ndjekur të gjitha hapat ligjorë, ndërsa shprehu bindjen se kjo çështje është sa ligjore dhe politike. Ai tha se provat janë po ato që janë vënë që në ditën e parë që nuk janë në momentin e arrestimit të tij. “Pas 6-7 orësh janë depozituar disa kartëmonedha dhe një listë që janë dhënë nga personi i infiltruar i përdorur nga policia si bashkëpunëtor të vetën. Prova nuk i është kapur as Fredi Belerit as Pandeli Kokaveshit, këto janë stisur dhe çuar por nuk e dimë sa janë të vërteta, se policia i kishte në vëzhgim, nuk i kishte aty. Policia ka bërë një procesverbal në 06.00 të mëngjesit që personi i infiltruar A.R., i ka dorëzuar policisë 8 monedha 5 mijë lekëshe dhe një listë me emra. Nuk thuhet e kujt kanë qenë, nuk janë gjetur gjurmë gishtash, kaq është gjithë prova dhe me këtë janë mjaftuar për të bërë arrestimin e dy personave. Janë të pafajshëm vërtetë se Beleri nuk ka prekur asgjë me dorën e tij dhe as Pandeli Kokaveshi se në të kundërt do i ishin gjetur atij, të paktën lista me emra. Ndaj po ndjekim mbrojtjen ligjore me të gjitha rrugët se jemi të bindur se ata janë të pafajshëm. Nëse do të kishte ndonjë person që do prishte provat, ky do ishte Kokaveshi që gjykata e ka liruar, për shkaqe shëndetësore. Nëse ai është jashtë, Fredi Beleri çfarë mund të bëjë më shumë për të prishur provat. S’ka asnjë provë tjetër se çfarë mund të prishë. Ajo që është më absurdja dhe na bind ne se po bëjmë luftë të egër, ai u pengua për të marrë detyrën e tij që e zgjodhën zgjedhësit e vetë.” Dema tha ndër të tjera se te betimi si kryebashkiak ndërhyn politika se edhe pse u bë kërkesa ligjore që të shoqërohej qoftë sa të merrte detyrën para Këshillit Bashkiak. “Na ishte thënë që më parë që nuk e lë njeri Belerin se dhe arrestimi i tij ishte bërë që ai mos të lejohet të marrë bashkinë Himarë, dhe se në zonën që do të drejtojë ky është një pasuri përrallore e hedhur dhe nga politikanët dhe nga strukturat e shtetit. Këto janë probleme politike, por ne dy avokatët ndjekim dhe linjën ligjore. Duke qenë se është bërë një takim i djeshëm, shpresojmë se do japë rezultat se e dimë shumë mirë që Kryeministri e nxiti arrestimin e tij dhe vetëm një orë pas largimit në televizion në Tiranë, u bë arrestimi i tij. Ne e dimë që ai është autori i arrestimit të Belerit dhe ai mund të ketë dhe shkopin magjik për lirimin e tij apo dikton drejtësinë”. Sipas tij, shpresa e fundit është Gjykata e Lartë, duke thënë atje kanë vajtur gjyqtarë më me eksperiencë dhe përvojë dhe shpresojmë të vihen pikat mbi “i” nga ajo gjykatë, se të gjitha kriteret dhe kushtet që ai po mbahet në burg nuk qëndrojnë. Sa i takon interesit të Kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, listoi dy arsye, duke thënë se së pari Beleri është nënshtetas grek, e kanë nënshtetasin e vetë për të cilin janë interesuar të mbrohen të drejtat si për çdo person tjetër. “Kur ka ardhur Kryeministri grek, i pranishëm ka qenë dhe Kryeministri shqiptar, në darkat ku janë shtruar ka qenë dhe Fredi Beleri. Nëse ka qenë diçka dhe shoqërore, interesi është dyfish. Përderisa e ka marrë me dyfish votash, nuk ka pse mos ta ushtrojë këtë detyrë, se po i mbahet mandati me dhunë. Janë dhe ministra dhe na kanë thënë se Fredi Beleri nuk vjen dot të bëjë betimin, se nuk e lënë. Atij i prezumohet pafajësia dhe për të merituar ato që ka fituar, duhet ta çonin, të bënte betimin, ta çonin prapë në burg. E kanë vështirë dhe për të shkarkuar, se ai po nuk u ngarkua, nuk shkarkohet. Ata po e lënë pezull këtë punë. Kryeministri u bëri nderin e madh se shkoi vetë dy ditë para zgjedhjes, shau kandidatin Belerin dhe u dha mundësinë përfaqësuesve të tij që të fitonin, por paaftësia e tyre dhe fakti i drejtimit që në vend të bukurive sheh vetëm ndërtime të hedhura, çoi në këtë rezultat. Ata tani duhet ta mbajnë me dhunë se me votë nuk e mbajtën dot. Shkelja e të drejtave të njeriut haptazi dhe botërisht u bënë përshtypje Mitsotakis dhe do e çojnë dhe në kancelaritë e Europës. Nëse Beleri është sot pas hekurave, është me urdhër politik dhe është thënë me zë dhe me figurë nga Rama se nuk dua ta shoh këtë figurë.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy