Sharon Stone zbulon se ka pësuar nëntë aborte

Sharon Stone zbulon se ka pësuar nëntë aborte

Sharon Stone ka zbuluar se ka pasur nëntë aborte gjatë jetës.

Aktorja 64-vjeçare e ndau historinë e saj përmes Instagramit, ndërsa tregonte mbështetje për Peta Murgatroyd, e cila së fundmi tregoi se ka pësuar tre aborte.

"Ne, si femra nuk kemi një forum për të diskutuar thellësinë e kësaj humbjeje," komentoi ylli i "Basic Instinct" , e cila është nënë e tre djemve, në një postim për 35-vjeçaren Murgatroyd.

"Kam humbur nëntë fëmijë ", vazhdoi Stone të shkruante. “Nuk është gjë e vogël, fizikisht apo emocionalisht, por ne mendojmë se duhet ta kalojmë vetëm me idenë se është një lloj dështimi. Në vend që të marrim dhembshurinë, ndjeshmërinë dhe shërimin shumë të nevojshëm për të cilin kemi kaq nevojë.”

Ajo përfundoi, “Shëndeti dhe mirëqenia e femrës, e lënë në kujdesin e ideologjisë mashkullore është bërë e dobët, në fakt injorante”.

Stone ka folur më parë për abortet e saj spontane, të cilat ishin pasojë e një sëmundjeje autoimune dhe endometriozës.

Përjetimi i humbjeve të shumta të shtatzënisë ishte "shkatërruese", tha fituesja e Emmy në kujtimet e saj të marsit 2021 , "Bukuria e të jetuarit dy herë".

Stone shkroi, “Kur humba fëmijën tim të fundit, kalova 36 orë lindje pa lindur. Infermieret edhe ditën e pushimit qëndruan me mua. Pa ta do të kisha qenë vetëm.”

Stone adoptoi fëmijën e saj të madh, Roan, tani 22 vjeç, me bashkëshortin e atëhershëm Phil Bronstein në vitin 2000.

Pasi ish-çifti u divorcua në vitin 2004, ylli i "Casino" vazhdoi të adoptonte Laird, tani 17 vjeç dhe Quinn, tani 16, përkatësisht në 2005 dhe 2006.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy