Rama: Mos qeshni, por te AKBN-ja gjetëm të punësuar një këngëtar. Reagon Kryemadhi

Rama: Mos qeshni, por te AKBN-ja gjetëm të punësuar një këngëtar. Reagon Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, i është kundërprërgjigjur kryeministrit Rama, i cili gjatë një fjalimi për pastrimin dhe ndërtimin e një administrate profesionale, solli shembullin e AKBN-së, institucion i drejtuar nga LSI-ja, ku sipas tij ishin punësuar njerëz pa shkollimin e duhur.

 “Asnjë emërim partie nëpër burgje, asnjë veteriner, masazhator, këngëtar. Dikush mund të qeshë, por kemi gjetur këngëtar dhe në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore” tha Rama.

Në reagimin e saj, Kryemadhi shprehet se më mirë të punësosh në institucionet shtetërore shtëpiake e pensionistë sesa njerëz të lidhur me krimin.

 “Kriminelët që Edi Rama ka zgjedhur për t’i pasur në krah nuk kanë për ta mbrojtur dot. Epoka e sundimit të krimit të organizuar do të marrë fund. Më mirë të kesh një infermiere, një këngëtar, një mësues, një shtëpiake, një pensionist dhe një të papunë për ta patur ne krah, se sa një vrasës, nje tutor prostitutash, një trafikant armësh apo trafikant droge që po drogojne fëmijët e Shqipërise. Është më e ndershme të kesh një të papunë ta kesh shok e mik, të rrish e të punosh me ta, se sa të jetosh me kriminelët që Edi Rama ka zgjedhur për të drejtuar Shqipërinë. Edi Rama mund të qeverisë shtëpine e tij me kriminelët, por Shqipërinë jo.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy