Negociatat me BE, me 17 prill Federica Mogherini viziton Shqipërinë

Negociatat me BE, me 17 prill Federica Mogherini viziton Shqipërinë

Federica Mogherini, Përfaqësuese e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë në BE do të zhvilloj një tur në Ballkanin Perëndimor nga data 17 deri më 19 prill. 

Sipas një njoftimi të eeas.europa.eu, ajo do të vizitojë Shqipërinë, ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Malin e Zi dhe Serbinë.

Mogherinit do t'i dorëzojë personalisht qeverisë raportin e Komisionit Evropian. Vizita e Mogherinit vjen një muaj përpara Samitit të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Sofje më 17 maj.

Para vizitës në Ballkanin Perëndimor, Përfaqësuesja e Lartë në Bashkimin Europian, Federica Mogherini tha: “Ballkani Perëndimor është Europë dhe do të jetë e ardhmja e Bashkimit Europian, për një Bashkim të fortë, të qëndrueshëm. Kjo është çështje e ndarjes së interseit dhe të përgjegjësisë së vendeve të këtij rajoni për të mirën e qytetarëve tanë. Ky është momenti për të sjellë ndryshime pozitive për të bërë përparim të pakthyeshëm dhe transformues drejt BE-së

Mogherini do të takohet me autoritet politike, përfshi dhe përfaqësues të qeverive dhe partive politike. Ndërsa më 18 prill në Shkup, ajo do të marrë pjesë në një takim jozyrtar të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy