Berisha nën hetim/ Llabani: Ka një raport në SHISH, në vend mund të priten trazira (VIDEO)

Berisha nën hetim/ Llabani: Ka një raport në SHISH, në vend mund të priten trazira (VIDEO)

Analistja Anduena Llabani tha në MCN Live se ka një raport në SHISH, se në vend mund të priten trazira, pas hetimeve të nisura për Sali Berishën dhe arrestimit të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, lidhur me privatizimin e ish-kompleksit "Partizani". 

Llabani thotë se Sali Berisha mund të merret edhe forcërisht nga policia, nëse kjo kërkohet nga SPAK-u. 

Ishte një lajm deri diku i papritur për publikun dhe disa media, fakti që z.Berisha është vënë nën akuzë, dhëndri i tij është arrestuar. Duket se edhe procesi do jetë surprizë, edhe për faktin që kemi të bëjmë me një lider politik që ka 35 vite që drejton politikën e këtij vendi. Fakti që është vënë para drejtësisë z.Berisha, është një fakt që ai nuk e pranon, as si lider, as si natyre. Edhe pse ligji e ka vënë para sprovave, ka informacione, një raport shumë sekret, që dje i ka shkuar SHISH-it se në vend mund të priten trazira. Ka shkuar raport që parashikon gatishmëri nr.1 të Policisë së Shtetit dhe Forcave Speciale, që në këtë moment që flasim janë në gjendje gatishmërie në të gjitha komisariatet e vendit, madje pas orës 1:30 ku pritet të jetë edhe seanca për vlerësimin e masave të arrestit, mund të priten edhe trazira. Vet z.Berisha s’do jetë i pranishëm sot. Z.Berisha nuk ka pranuar të firmos asnjë dokument. Se çfarë do të ndodh, sigurisht ka një argument ligjor, që do të thotë marrja forcërisht. 

Juridikisht Berisha duhet t’i hiqej imuniteti, pastaj të merrej i pandehur. Përse SPAK-u s’iu drejtua Kuvendit për heqje imuniteti dhe pastaj ta marrësh të pandehur?! Për të shmangur këto akuza që vijnë nga politika, SPAK-u duhet të ishte treguar më i kujdesshëm me veprimet ligjore. E gjithë familja Berisha rrezikon të jetë e pandehur, ka të tjera padi penale që pritet të shkojnë në SPAK, në mos kanë shkuar, për dy fëmijët e z.Berisha, për të tjera afera. Vepra për të cilën Berisha akuzohet është parashkruar, imunitetin e ka. Mes Berishës dhe ligjit është krijuar hendek. Në momentin që z.Berisha ne sot na bën një injorim i vendimit të gjykatës, që këtu do të fillojë një tjetër precedent, i paparë ndonjëherë për gjyqësorin. Nuk pranon dhe eviton të firmosë një vendim gjykate. SPAK as do ta shohë, as do ta dëgjojë sot Berishën. Nëse SPAK-u do të kërkojë sjelljen forcërisht, jam e bindur që ligji e kërkon kështu, dhe besoj që kështu do të ndodhë. 

Sot kemi një dosje të klubit Partizani, me tre të pandehur. SPAK pretendon se z.Berisha ka ndërhyrë te të gjitha institucionet vartëse, për të ndryshuar të gjitha procedurat ligjore dhe ligjet në fuqi. Ruli, Oketa, Imami, si ministra, s’di të jenë thirrur në Prokurori dhe të jenë pyetur. A është kjo një mangësi në dosjen e hetimit?! Do doja që kjo çështje të zgjerohet dhe këta persona të marrin përgjegjësi penale, nëse ka pasur”.


Me drejtuesin e ri Altin Dumani, me nisjen e arrestimit për Malltezit dhe marrjen të pandehur të Berishës, më duket se është hapur sipari për shumë drejtues të tjerë politikë dhe zyrtarë, që më parë kanë qenë të paprekshëm dhe kanë shpëtuar nga proceset gjyqësore me procedurë”.

E pyetur se ku ka hije dyshimi se mund të veprohet nga politika, Llabani tha:

Një tjetër dosje që pritej të konkludohej me urdhër-arreste ka qenë ajo ndaj CEZ-DIA, ku fliteshin prapë familjarë të z.Berisha, ish-kryeministri Meta, bashkëshortja e tij. Janë gjëra që priten, madje në gjuhën tonë të përditshme thuhet se kjo çështje ka mbaruar dhe pritet vetëm ekzekutimi i vendimeve”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy