
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dorëzon mandatin e deputetit, duke i hapur rrugë hetimeve për akuzat e ngritura. Në një konferencë për shtyp, ish- ministri ka akuzuar ministrat, opozitën dhe ndërkombëtarët, të cilët, siç u shpreh ai, janë bërë bashkë kundër tij.
Por pas deklaratës të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ka reaguar edhe opozita e cila ka braktisur parlamentin. Kryetari grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho u shpreh se nuk ka integrim pa burgosjen e ish-ministrit Tahiri.



