Një asteroid me diametër rreth 1 km është nisur drejt Tokës. Astronomët thonë se trupi qiellor është potencialisht i rrezikshëm.
Shkëmbi gjigant pritet të përplaset me planetin ku ne jetojmë pas 400 vitesh.
Asteroidi i emërtuar “2014 JO25” do të paraprihet nga një tjetër objekt në vitin 2091, por ai do të kalojë në afërsi të Mërkurit dhe Afërditës.
“2014 JO25” është zbuluar në vitin 2014. Astronomët e përshkruajnë si një “objekt të ndritshëm” dhe e kanë mes objekteve që po mbajnë nën vëzhgim gjatë këtij viti.



