Mediu: Kisha debate me Bashën, ka pasur gjithmonë një problem me veten

Mediu: Kisha debate me Bashën, ka pasur gjithmonë një problem me veten

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu deklaroi në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv se ka pasur debate me ish-kryedemokratin Lulzim Basha, por nuk i ka bërë publike.

Mediu tha se Basha ka pasur gjithmonë një problem me veten, që është dyzimi i tij, duke menduar “sot për sot” dhe jo në afatgjatë sa i takon hapave që hedh.

Kemi bërë debate goxha të rënda me Bashën, por jo në publik. Kemi shkuar bashkë në Austri kemi takuar sekretarin e OSBE dhe bëri të kundërten (djegia e mandateve). Opozita shkoi në zgjedhje e papërgatitur. Krijoi edhe një handikap të madh në raport me faktorin ndërkombëtar. Kam pasur gjithmonë një rregull edhe me Berishën edhe me Bashën, të them atë që është e drejtë. Edhe kur kam bërë debat me Bashën, s’ka qenë kundër Bashës. Basha ka pasur gjithmonë një problem me veten, ka qenë i dyzuar. Nuk ka qenë konstant, nuk ka qenë implementues. Nuk mendonte për hapin tjetër, mendonte sot për sot. Nuk e kishte të pjekur mendimin se ku do të shkonte. Edhe pse kërkonte koalicion mendonte që koalicionet do t’i shërbenin vetëm PD-së

Mediu tha se djegia e mandateve ishte një nga idiotësitë më të mëdha të opozitës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy