
Mijëra britanikë protesojnë kundër daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian, duke kërkuar një referendum të dytë popullor. Ndërkohë që një gjë e tillë është përjashtuar nga kryeministrja Tereza Mej.
Që shumë britanikë kanë kundërshtuar daljen e britanisë nga bashkimi europian kjo nuk ka dyshim. Por edhe që shumë tjetër vazhdojnë betejën ndoshta të penduar për të ndalur procesin, është një zhvillim aktual. Mijëra vetë janë mbledhur në londër duke protestuar në rrugët e saj, në atë që konsiderohet si demostrata më e madhe.
Protestuesit të organizuar nga fushata Vota e popullit kërkojnë mbajtjen e një referendum të dytë popullor, që kërkon sërish mendimin e tij nëse britania duhet të dalë nga blloku europian, apo duhet të qëndrojë. Por megjithatë më herët, kryeministrja tereza mej ka përjashtuar mundësinë e një referendum të dytë, duke dekalruar se do ta cojë deri në fund procesin.
Ndonëse ishte thënë se protesta do të niste pasdite, në fakt mijëra vetë nisën të mblidheshin që në orët e para të mëngjesit, teksa pjesë e saj janë edhe shumë figura politike të cilat janë pozicionuar kundër brexit që në nisje të procesit, me argumentin se dalja nga blloku e dëmton më shumë britaninë dhe qytetarët e saj. Në referendumin e vitit 2016, 51.89% e popullsisë votoi pro daljes nga bashkimi europian, një proces që pritet të konkretizohet më 29 qershor të 2016.



