Të shtëna me armë në Kaliforni, të paktën 4 viktima, mes tyre dhe një fëmijë

Të shtëna me armë në Kaliforni, të paktën 4 viktima, mes tyre dhe një fëmijë

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në SHBA ku si pasojë kanë humbur jetën 4 persona mes tyre nje fëmijë. Ngjarja ka ndodhur në Orange, rreth orës 5:30 pasdite me orën lokale.

Pas raportimit për të shtëna dhe pasi banorët e zonës ngritën alarmin, policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe kapi autorin. Gjatë tentativës për ta arrestuar, efektivët e plagosën atë bashkë me një vajzë që e shoqëronte. Tashmë po punohet për të mësuar lidhjen që kishte autori me viktimat dhe arsyen që e çoi të kryente këtë akt.

Moshat dhe emrat e viktimave nuk dihen ende.

Një oficer që ishte i pranishëm në vendin e ngjarjes tha se situata u stabilizua shpejt për të mos rrezikuar më jetë të tjera.

Guvernatori i Kalifornisë reagoi i pikëlluar pas ngjarjes.

“E tmerrshme dhe pikëlluese. Zemrat tona janë me familjet e prekura nga kjo tragjedi e tmerrshme sonte", shkroi GuvernatoriGavin Newsom.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy