Magjistratura/ Skëndaj: Problematikë teknike që s’ka prekur në masë rezultatin, por jam pro llogaridhënies te Komisioni i Ligjeve (VIDEO) 

Magjistratura/ Skëndaj: Problematikë teknike që s’ka prekur në masë rezultatin, por jam pro llogaridhënies te Komisioni i Ligjeve (VIDEO) 

Kryetarja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit Erida Skëndaj, foli në edicionin e lajmeve në MCN Tv mbi skandalin me listën e fituesve të Magjistraturës. Skëndaj tha që nuk rezulton që defektet në sistem të kenë prekur në një masë të konsiderueshme rezultatet, prandaj ajo thekson se nuk do të rekomandohej ripërsëritja e procesit. Por Skëndaj është pro “një transparence apo llogaridhënie” në komisionin e ligjeve, pa e politizuar procesin.

"E kemi ndjekur këtë proces me anë të medias dhe është e diskutueshme arritja në konkluzione nga Komiteti Shqiptar i Helsninkit, në kushtet që s’e ka monitoruar nga afër procesin. Nga perceptimi i informacionit të ndarë nga media, nga përfaqësuesit e Shkollës së Magjistraturës janë dhënë informacione përse procesi ka pasur vështirësi dhe pengesa. Elektronika ne dimë që shpesh herë krijon problematika edhe për procesin zgjedhor, apo procese të tjera. Ka pasur shpjegime për publikun. Është e drejtë edhe kërkesa e deputetëve për seanca dëgjimore, kjo s’e afekton procesin, përveçse shton transparencën dhe llogaridhënien, por apriori s’mund ta paragjykoj procesin, apo t’i vendos nota pozitive apo negative. Ajo që do doja të nënvizoja është që shpesh herë nxitohemi të japim konkluzione, të cilat duhet të faktohen, sepse është e lehtë ta politizosh gjënë. Me aq sa e kemi monitoruar procesin nga media, duket se problematika ka qenë teknike. Faza e parë s’është ripërsëritur, janë riparë rezultatet. Nëse defekti ka prekur në një marzh shumë të ulët rezultatet, logjikisht s’do ishte e rekomandueshme të ripërsëritet. Nëse gabimet kanë prekur në masë më të madhe rezultatet, atëherë padiskutim shtrohet çështja e pavlefshmërisë. Por na rezulton që nuk është prekur në masë rezultati, ka qenë një diferencë e vogël pikësh...Diferenca në pikë e personave që ia janë shtuar listës së parë është shumë e ulët. Por do isha pro edhe për një transparencë dhe llogaridhënie në komisionin e ligjeve, por pa e politizuar procesin”.

Lidhur me eksplozivin ndaj gjyqtarit Tonin Sterkaj, Skëndaj thotë: “Është një ngjarje shumë e rëndë, aq më tepër kur vjen ndaj një figure të sistemit të drejtësisë".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy